Ndodhi në ditën e somte, 14 shtator

14.09.2013 (komentet: 0)

1936. - U lind në SHBA nobelisti për mjekësi Ferid Murati nga baba shqiptar dhe nënë amerikane. Ai është diplomuar në universitetin e Virxhinias, ku gjithashtu u emërua profesor në vitin 1970. Studimet e tij janë përqëndruar në efektet e nitroglicerinës në trupin e njeriut. Fitoi çmimin "Nobel" në 1998. Një nga sukseset më profesionale të Ferid Muratit është shpikja e viagrës tashmë me famë në të gjithë botën. Murati aktualisht kryen kërkime shkencore në Universitetin e Teksasit.

1741. - Kompozitori anglez, me origjinë gjermane, Georg Fridrih Handel, përfundoi veprën e tij "Mesia", mbas një pune të pandërprerë prej 23 ditësh.
1812. - Napoleoni hyn në Moskë, gjatë invazionit të tij në Rusi. Qytetit iu vu flaka nga rusët që tërhiqeshin, ndërsa qyteti vazhdoi të digjej deri më 19 shtator, duke shkatërruar më shumë kryeqytetin.
1829. - Përfundon Lufta Ruso-Turke me nënshkrimin e traktatit të Adrinopojës. Car Nikola  merr toka në jug të Kaukazit.
1851. - Vdiq Xhejms Fenimore Kuper, romancier i njohur amerikan. Ai u bë i njohur për romanet e tij aventureske, përfshirë dhe "I fundmi i Mohikanëve".
1852. - Vdiq Duka i Wellingtonit. I njohur si komandant ushtarak, arritja më e madhe e të cilit ishte mundja e Napoleonit në Betejen e Vaterlosë më 1815. Ai ishte Kryeministër i Britanisë në vitet 1828-1830.
1895. - U lind në Bejrut pedagogia dhe atdhetarja Shadie Asllani. Atje mbaroi kolegjin amerikan për vajza. Në 1920 hapi në Libohovë shkollën e parë të vashave. Në Tiranë punoi nëndrejtoreshë përkrah Mati Logorecit dhe drejtoi shoqërinë e grave "Shqiptarka". U aktivizua në Kongresin e arsimit shqiptar në 1924 në veprimtaritë e shoqërisë "Bashkimi". U largua nga Shqipëria bashkë me Nolin dhe pas kthimit në atdhe u burgos dhe u internua.
1911. - Kryeministri rus, Peter Stolipin, plagoset për vdekje nga një vrasës në një teatër në Kiev. Ai vdiq katër ditë më vonë.
1927. - U lind në Prizren (Kosovë) prof. Mehdi Bardhi. Ai ishte njëri ndër tre punonjësit e parë shkencorë të Institutit Albanologjik të Prishtinës, mbylljen e së cilit e përjetoi rëndë si një akt barbar dhe të shëmtuar të pushtuesve serbë. Mehdi Bardhi është autor dhe bashkautor i shumë botimeve studimore e shkencore dhe i disa fjalorëve. Vdiq më 3 prill 1994 në Prishtinë.
1927. - U nda nga jeta mikja amerikane e Shqipërisë, balerina me famë botërore Izador Dankën (Isadora Duncan). Në vitet e vështira të luftës së parë botërore ka jetuar në Sarandë, duke ndihmuar viktimat shqiptare të kasaphanës botërore. Në kujtimet e saj Izador Dankën ka shkruar për ditët dhe veprimtarinë e zhvilluar në Shqiperi. 
1932. - Me dekret në Shqipëri u ndaluan të gjitha shkollat e huaja që ishin hapur dhe vepronin në vend.
1937. - Vdiq Tomas Masarik, udhëheqës revolucionar çek, i cili në vitin 1918 u bë Presidenti i parë i këtij vendi.
1938. - Anija fluturuese gjermane LZ 130 Graf Zeppelin kryen fluturimin e parë të përurimit.
1939. - Megjithëse eksperimentet patën filluar qysh nga viti 1900, helikopteri i parë i suksesshëm VS-300 kryen fluturimin e përurimit.
1942. - U lind në Shkodër pedagogia dhe gazetarja Sadie Agolli. Pas disa vitesh mësimdhënie në shkollat e Tiranës, për mëse dy dekada ka punuar si redaktore në gazetën "Mësuesi".
1959. - Anija kozmike ruse Luna-2 zbret e para në Hënë.
1960. - Përfaqësuesit e vendeve prodhuese të naftës përfunduan një takim në Bagdad, që çoi në formimin e organizatës OPEC.
1982. - Presidenti i Libanit, Bashir Gemayel, vritet nga një shpërthim bombe në zyrat e Partisë së tij në Beirutin Lindor.
1996. - Vdiq Bllagoja Nikollovski, solist vokal - tenor nga Maqedonia. lindi në vitin 1935.
1996. - Princi kamboxhian Norodom Sihanouk fali udhëheqësin e kmerëve të kuq, Ieng Sary, për rolin e tij në kohën e "fushave vrasëse" të viteve '70.
1999. - Vdiq në moshën 89 vjeçare Charles Crichton, regjisor i shquar britanik. Ai realizoi një seri komedish të suksesshme, përfshirë këtu edhe "hitin" e tij të fundit, filmin "Një peshk me emrin Wanda".    
2001. - Gjenden dy kutitë e zeza të avionit që u rrëzua më 11 Shtator mbi Pentagon pranë Uashingtonit.
2001. - Vdes udhëheqësi legjendar i gueriljes afgane, Ahmad Shah Masud, nga plagët e marra nga një sulm vetëvrasës me bombë. Masud, pengesa kryesore ushtarake për zotërimin e gjithë Afganistanit nga ana e Talebanit, u godit nga copat e një bombe që shpërthyen nga dy arabë, të cilët u hoqën si gazetarë.
2003. - Pesë kombet më të fuqishme të botës dalin të ndara nga një debat "i paanshëm" mbi të ardhmen politike të Irakut. Ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë, Kinës, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara, gjatë takimit të zhvilluar në Gjenevë, ranë dakord që Kombet e Bashkuara të miratojnë një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit. 
2006 - Në Firence vdiq Orijana Falaçi, gazetar i njohur italian. Lindi në vitin 1930.
2007 - Kryqi i Kuq  ndërkombktar njoftoi se të paktën 150 vetë humën jetën, ndërsa më shumë se një mijë u evakuan për shkak të përmbyjtjeve dhe motit të keq që e përfshiu Afrikën.
2009. - Vdiq aktori Patrik Suejzi, i cili ishte i njohur edhe si kërcimtar i shkëlqyer profesionist, ndërsa karrierën e filloi me mjuzikëllat e Broduejit.

Kthehu mbrapa

Shto koment