Ndodhi në ditë e sotme të vitit
07.09.2013 (komentet: 0)
Në ditë e sotme të vitit 1990 - Kuvendi i Republikës së Kosovës nxjerr kushtetuten e Kaçanikut.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës hyri në fuqi më 15 Qershor 2008. Më parë Kosova ishte qeverisur nga një Kornizë kushtetuese e bazuar në Rezolutën 1244 dhe e ratifikuar më 2001 që i mundësonte Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes disa kompetenca të rezervuara ndaj përfaqësuesit special të Sekretatit Gjeneral të Kombeve të Bashkuara.
Qeveria e Serbisë, që e konsideron Kosovën si pjesë e territorit të saj sovran dhe refuzon pavarësinë e saj, nuk e pranon këtë kushtetutë. Këto moskuptime dhe vënie në pyetje të sovranitetit filluan në fund të shekulli të 20të me ndarjen e Jugosllavisë, në të cilën Serbia bënte pjesë.
Kushtetuta e Kosoves -shih .......
Po ashtu:
1814. - Lindi Françesk Anton Santori, poet, shkrimtar, dramaturg, arbëresh. U lind në Shën Katerinë të Kozencës. Mësimet i kreu në kolegjin fetar. Shkroi vjersha lirike, laike, poema, drama, romane. Në moshë të re botoi përmbledhjen e parë me vjersha "Këngëtarja shqipe".
1910. - Lindi Aleks Buda, historian, profesor, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe kryetar i saj që nga krijimi e deri në fund të jetës. U lind në Elbasan ku kreu dhe arsimin fillor ndërsa arsimin e mesëm dhe të lartë në Austri. Punoi si mësues në shkollat e mesme të Tiranës dhe të Korçës. Aleks Buda ishte bashkautor dhe redaktor përgjegjës i tekstit të Historisë së Shqipërisë dhe autor i disa studimeve për periudha të ndryshme të historisë së Shqipërisë. Ka qenë deputet i disa legjislaturave në Kuvendin popullor. Vdiq në Tiranë më 3 korrik 1993.
1918. - Pashko Gjeçi lindi në Shkodër ku mbaroi shkollën e jezuitëve si dhe gjimnazin jezuit në qytetin e lindjes. Në vitin 1938 me gjysmë burse të siguruar nga qeveria e asaj kohe regjistrohet në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë në Romë. Ishte nxënës i profesor Ernest Koliqit dhe shoqërimi me të do t'i kushtonte në atdhe 5 vjet burg. Më 15 korrik 1942 diplomohet doktor në letërsi.