Mbrëmje për Begollin, në teatrin “Dodona”

23.08.2013 (komentet: 0)

Teatri i Qytetit të Prishtinës - “Dodona”, sot (e premte), më 23 gusht, në ora 20:00, organizon një mbrëmje për Faruk Begollin.

Mbrëmje për Begollin, në teatrin “Dodona”

 

Kjo mbrëmje shënon gjashtë vite të ndarjes nga jeta të artistit, të pedagogut dhe drejtorit shumëvjeçar të teatrit “Dodona”.

Miqtë e Begollit, e sidomos bashkëpunëtorët e tij të afërt në teatrin “Dodona”, thonë se ai nuk i ka dashur asnjëherë fjalimet, por ndejat, diskutimet dhe atmosferën shoqërore. Prandaj, mbrëmja do të jetë pa protokoll, pa fjalime të gjata dhe me tingujt e muzikës së lehtë qytetare të ekzekutuar nga Behar Arllati.

TQP “Dodona” fton të gjithë miqtë dhe dashamirët e veprës së tij, të jenë të pranishëm në këtë mbrëmje. 

Kthehu mbrapa

Shto koment