Ne vitin 1919 Lindi në Elbasan gazetari dhe shkrimtari, Myrteza PEZA.

19.12.2013 (komentet: 0)

Pas kryerjes së shkollës normale në vendlindjen e tij, Myrteza Peza shkoi në Firencë, Itali për studime, por lufta e dytë botërore ndërpret studimet e tij. Më vonë u shpërngul në Maqedoni, ku punoi si mësues në disa fshatra dhe në qytetin e Gostivarit.

 


Në fillim të vitit 1946 u emëru redaktor i emisioneve në gjuhën shqipe pranë radio Shkupit që pas 7 muajsh u bë redaktor përgjegjës dhe drejtor i gazetës "Flaka e Vëllazërimit" ku punoi deri nga mesi i vitit 1962.

Në vitin 1962 themeloi revistën për chështje letraro-shkencore "Jehona" të cilën si drejtor e udhëhoqi deri në vitin 1968. Nga mesi i vitit 1968 kaloi në Radio Shkup ku organizoi dhe udhëhoqi programet në gjuhën shqipe dhe turke.

Që nga viti 1942, Murteza Peza asht marrë me letërsi; asht autor i pesë dramave, tre romaneve, 150 novelave, mbi 150 humoreskave dhe satirave. 

Për skenarin e filmit "Uka i Bjeshkëve të Nemuna" ka marrë shpërblimin 'Dreri i Artë' në festivalin filmik jugosllav që mbahej në Pulë të Kroacisë dhe asht fitues i chmimit ma të lartë për gazetarë në Maqedoni "Kërste Petkov Misirkov". 

Vdiq në Rijekë (Kroaci) më 1 dhjetor të vitit 1981.

Kthehu mbrapa

Shto koment