Fehmi Agani

06.05.2015 (komentet: 0)

 

Fehmi agani.jpg

Fehmi Agani (1932 në Gjakovë - 6 maj 1999 në Prishtinë, Kosovë) filozof, sociolog dhe politikan i doktoruar, akademik, gazetar dheHero shqiptar i Kosovës.

Fehmi Agani në Gjakovë mbaroi shkollimin fillor, ndërsa të mesmin e kreu në Prishtinë. Studimet për filozofi i mbaroi në Universitetin e Beogradit. Studimet pasuniversitare në shkencat politike i mbaroi poashtu në Universitetin e Beogradit, duke marrë gradën shkencore Magjistër i shkencave politike me temën Pjesëmarrja e punëtorëve në procesin e vendimmarrjes në Gjermani, më 1965. Gradën doktor i shkencave të sociologjisë e mori në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës më 1973, duke mbrojtur me sukses tezën Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1951, iu kundërvua politikës së turqizimit të shqiptarëve dhe për herë të parë u konfrontua me PKJ.

Edhe pse shumë i ri, u rreshtua në anën e LNÇ-së dhe të aleancës antifashiste. Ngjarjet e mëdha politike, veçanërisht ato të vitit 1981 e këndej, bënë që pikëpamjet dhe qëndrimet e tij politike gjithnjë e më tepër të marrin formën e social-demokracisë moderne perëndimore.https://sq.wikipedia.org/wiki/Fehmi_Agani

Kthehu mbrapa

Shto koment