Zevendes Presidenti Biden ka qenë nga zërat që kanë bërë gjerat e duhura

12.12.2017 (komentet: 0)

Aeroplani që po ateronte në pistën e Madison, Wisconsin, merr mesazhin e mireseardhjes nga piloti, kurse e pasagjerët nguten për të dalë nga aeroplani për të arritë iterenaret e tyre. E mendoj se çdo aterim i aeroplanit brezit tim, dhe jo vetëm atyre, s’ka si të mos i sjellë në mendje ushtimat e avionëve që bënë lirinë e Kosovës me 1999 dhe rolin që kishte SHBA në fushatën ajrore të NATOs për të sjellë lirinë në Kosovë.

Faton Bislimi

Joe Biden, është nga ata emra të përvetshëm që mendjen dhe zemrën e një burri të madh e kishte rreshtuar që të përkrahte fatin e Kosovës. Biden, që është një urtak i thinjur— unë parapelqej ta quaj, urtak ngase më asocon në urtësinë e Ibrahim Rugovës—është nga ata burra të SHBA-së që ka lënë gjurmën në politikëbërjen për sa kohë që ishte në detyrat më të rëndësishme të shtetit më të fuqishëm në botë. 
Zevendes Presidenti Biden ka qenë nga zërat që kanë bërë gjerat e duhura në kohën e duhur për Kosovën, natyrisht këtyre emrave s’ka si të mos i shtohen edhe ai i Bushit te vjeter me “Kërcënimin e Kërshëndellave”, Presidenti Bush qe njohu pavaresine, Familja Clinton, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane e Joe & Shirley DioGuardi, Lantos, Hyde, Gilman, Rohrabacher, McCain, Royce, e shume e shume te tjere, sikur edhe shqiptarët e SHBA-së që kishin traditën e Vatrës që nga koha e Nolit dhe Konicës...
Biden, se bashku me DioGuardin ishin te paret zyrtare Amerikane qe kerkuan armatosjen e UCK-se dhe me ne fund binden Administraten e Clintonit per nderhyrje ushtarake ne Kosove. 
Per këtë dhe per kontributin madhor te Joe Biden si dhe djalit te tij, tanime te ndjere, Beau Biden (i cili kishte sherbyer ne Gjilan pas luftes), ndonëse në pjesën më lindore të vendit, Gjilani, qyteti që më bënë krenar, nën lidershipin e Kryetarit Lutfi Haziri ka inicuar dhe perkrahur parezerve procesin e emërtimit te rrugës nacionale Gjilan-Ferizaj ne nder te Beau Biden, i cili po ashtu ne korrik 2016 eshte shpalle Qytetar Nderi i Gjilanit. 
Ne fjalimin e tij me teme “Premtimi Amerikan” ne Madison te dielen, kushtuar lansimit te librit te tij dedikuar djalit Beau Biden, “Promise Me, Dad”, Joe Biden, nuk ka përtuar të paraqesë mendimin e tij para njerëzve të mbledhur andëkënd botës per Kosoven dhe besimin qe ka per vendin dhe popullin tone. 
Ndjehem krenar qe pata rastin ta takoj Zevendes Presidentin Biden pas fjalimit te tij Madison, dhe derisa po ia dorëzoja një tabllo falënderimi me vendimin e shpalljes Qytetar Nderi per te birin e Biden, në emër të Kryetarit Komuës së Gjilanit Lutfi Haziri, ai me tha se kishte nje vend te vecant ne zemer per Kosoven dhe shqiptaret dhe se ndihej krenar me punen e tij per Kosoven edhe sa ishte ne Senat edhe sikur Zevendes President ne Shtepine e Bardhe te Presidentit Obama. Gjate bisedes shume miqesore qe patem, une ia percolla Zevendes Presidentit Biden edhe ftesen e Kryetarit Haziri per vizite ne Gjilan dhe ndihem me shume sesa krenar te them se Gjilani shume shpejte do te jete nikoqir i Joe Biden dhe keshtu do e kulmoje miqesine me dhe nderimin per SHBA-te perjetesisht! Joe Biden pranoi me kenaqesi ftesen dhe u ndame duke me thene: “shihemi perseri ne Gjilan, bashke” duke i derguar edhe pershendetje te sinqerta Kryetarit Haziri! 
Biden ende s’e ka dhënë fjalën e fundit në politikë, dhe shumë kush nga ata që bëjnë mendimin dhe opionin demokrat në SHBA e shohin Biden, si njeriun që do të që çojë demokratët në Shtëpinë e Bardhë perseri! 

Kthehu mbrapa

Shto koment