Shqiptarët e bojkotojnë vehtëvehten!

22.04.2019 (komentet: 0)

 

Kandidati shqiptar për president të Republikës së Maqedonisë Veriore, Blerim Reka, ka fituar në të gjitha komunat me shumicë shqiptare pos asaj të Çairit në Shkup. Por, këto janë zgjedhje ku vlenë përqindja në numrin e votuesve të përgjithshëm dhe në këtë aspekt për Blerim Rekën kanë votuar diku rreth 12 % të qytetarëve të Maqedonisë.

 

 

 

Edhepse në komunat shqiptare Blerim Reka ka shumicën e votave, kjo nuk është fitore. Shumica dërmuese e votuesve shqiptarë nuk kanë dalur në votime. Dalja më e madhe është shënuar në Dibër ku kanë votuar 44,09% dhe ne Tetovë 29,48% kurse më e ulëta është shënuar në komunën e Zhelinës me vetëm 17,74%.

Nëse më koknkretisht flasim me numra, në Dibër kanë votuar 8.189 veta, në Tetovë 24.616 kurse në Zhelinë 4.172. Situata është edhe më e nderë nëse e shohim përqindjen e ndarë të votava edhepse Blerim Reka ka fituar në këto komuna. Ta zëmë, Për Blerim Rekën në Dibër kanë votuar 46,53% për Pendarovskin 38,59% kurse për Siljanovskën 10,69%. Situata është e ngjashme me të gjitha komunat tjera ku ka fituar Blerim Reka.

Siq shihet, pjesa dërmuese e votuesve shqiptarëve nuk ka dalur në votime. Ata kanë abstenuar vullnetarisht por edhe për shkak të kërcënimeve që ndaj tyre kanë ushtruar pa nda partitë shqiptare në pushtet, të prira nga BDI. Sidoqoftë, mosdalja, për çfarëdo arsye, është pranim i situatës ekzistuese e cila aspak nuk është e favorshme për shqiptarët në Maqedoni. Ky është bojkotim i vehtëvehtes.

Për Blerim Rekën kanë votuar edhe maqedonët nëpër komunat e tyre ku nuk ka shqiptarë. Por, numri i tyre është me dhjetëra ose me qindra e jo mijëra e dhjetëra mijëra siq kanë votuar shqiptarët për kandidatët maqedonë në komunat me shumicë shqiptare. Ky është një dallim i madh që flet shumë dhe e spjegon situatën.

Në komunat maqedone nuk është çudi që shqiptari nuk merr shumë vota për shkak se është e dijtur që maqedonët e përcjellin vijën e nacionalizmit të tyre i cili në thelb është anti-shqiptar.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve parashtron shumë pyetje por kryesorja është: Pse shqiptarët nuk e votojnë shqiptarin edhe kur e kanë kandidatin e tyre më të mirë se dy maqedonët tjerë? Pse shqiptarët nuk kane besim në vehtëvehte? Pse shqiptarët votojnë për dikend, për të cilin e dijnë se nuk i mbronë interesat e tyre kombëtare dhe sociale? Pse shqiptarët votojnë për maqedonët përkundër faktit që maqedonët nuk votojnë për shqiptarët? Vargu i këtyre pyetjeve është i gjatë kurse përgjigjet nuk janë edhe aq të vështira.

Me shqiptarët e Maqedonisë diçka nuk është në rregull!

Kthehu mbrapa

Shto koment