Për përfillje të përkushtuar të Kushtetutës !

23.04.2020 (komentet: 0)

Prof.  Dr. Riza Smaka

 

 

 

Pas  votimit   “ për” të mocionit për mosbesimin e Qeverisë së Kosovës  të  adminnistruar nga z. Kurti, sipas nenit 100 par. 6  të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Qeveria në fjalë quhet:

 

-          në  shqip :“ ...   Qeveri në  dorëheqje..”,

-          në anglisht :”... The Government is considered  dismised...”

-          në sërbisht : “...Vlada u ostavci...”!

 

 

Fjala “ ...në  dorëheqje...”, “ ...is dismised..” ,  “..u ostavci..”, në asnjërën gjuhë  të  sipërthënë, nuk përkon   me  institutin  juridik  të  votimit  për të  mocionit të mosbesimit   të  qeverisë  ,nga se, në rast të tillë, ekzekutivi , paraprakisht nuk ofron   dorëheqje , e cila, do të ishte  miratuar nga Kuvendi.

 

Ndaj,  fjala “ në  dorëheqje “ do të duhej të  riformulohej :“ në  detyrë” përkatësisht “ Qeveri në  detyrë”.

 

Sipas  dispozitës së nenit 82 të Kushtetutës së Republikës  së Kosovës, Kuvendi  i Republikës së Kosovës, mund të shpërndahet në katër  raste, në  tri  raste   obligativisht e në një fakultativisht:

 

-          Në rastin e parë ,Kuvendi ,Ius Imperativum , shpërndahet nëse brënda 60 ditësh  nga dita e caktimit të mandatarit nga Presidenti i Kosovës nuk mund të formohej Qeveria,

 

-          Në  rastin e dytë,  nëse për shpërndarje të Kuvendit do të votonte sëpakut 2- 3 e të  gjithë deputetëve ,

 

-          Në rastin e tretë, nëse  brënda afatit prej gjashtëdhjetë ditësh, nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes , nuk do të zgjedhej Presidenti i Republikës së Kosovës si dhe,

 

-          në rastin e katërt, qe i referohet situatës  politike  aktuale, Kuvendi , Ius Dispositivum,  do të          m u n d  të    shpërndahej  nga Presidenti i Kosovës pas votimit  të sukseshëm  të Qeverisë!

                                                                                                                

Sëandejmi, përderisa në tri rastet e sipërthëna , të  përcaktuara me  dispozitën e nenit 82 par. 1 alinesë 1, 2 dhe 3 të Kushtetutës, Kuvendi  i Republikës së Kosovës  ,do të  shpërndahej Ius Imperativum , në rastin e katërtë të përcaktuar me dispozitën e nenit 82  paragrafin 2 të Kushteutës,  Kuvendi i  Republikës së Kosovës ,Ius  Dispositivum,  Kuvendi    do të mund   të  shpërndahej por edhe do të mund të  mos shpërndahej , varësisht nga vlerësimi diskrecional i Presidentit të Kosovës.

 

Sikundër të  përcaktohej për shpërbërjen e  Kuvendit , Presidenti Ipso Iure, do t’i shpallte zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme.

 

E drejta diskrecionale e tillë ,   implicite , i është dhënë Presidentit për të aplikuar   shpërndarjen e Kuvendit ,varësisht nga

 

-          rrethanat socio- ekonomike, politike , shëndetësore , klimatike ( vjeshta e vonë, dimri, pranvera e hershme) ,

 

-          afati  i  shkurtër për mbajtjen e zgjedhjeve  të përgjithshme  të jashtëzakonshme dhe  të rregullta (  bj. fj., brënda gjashtë muajve   nga  kërkesa për mbajtjen e   zgjedhjeve të përgjithsme të parakohshme do të  duhej mbajtur zgjedhjet e përgjithsme të rregullta)   si dhe   nga

 

-          faktorë të  mbrojtjes dhe  sigurisë  së  vendit përkatësisht të qytetarëve.

 

Mbase, referuar  gjendjes shëndetërore të jashtëzakonshme të pandemisë globale  , në të cilat ndodhet vendi ynë,  Presidenti  i Kosovës  ka optuar  për të mos e shpërndarë Kuvendin e Republikës së Kosovës.

 

Dispozita në fjalë ,nuk e përmend dot statusin   as mandatin e Qeverisë në Dorëheqje,  për ç’shkak, Contradictio In Adiectio,  Qeveria në Dorëheqje , përderisa nuk egziston  dispozitë e Kushteutës as eligjore (  madje, kryesisht nga motive   korruptive  ,nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës , nuk  egziston dot   Ligji  për  Qeverinë – sic ) për  kufizimin eventual të  autorizimeve   për shkak të  votimit të mocionit për mosbesimin e saj ,  deri në formimin e Qeverisë sipas  rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme ,  e njëjta  do t’i ushtrojë funksionet të  stipuluara me  dispozitën e nenit 93 dhe 94 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës!

 

Aq më parë kur, përkitazi me statusin  dhe mandatin e Qeverisë  në Dorëheqje për shkak të votimit të sukseshëm  të mocionit për mosbesimin e saj , në Kushteutën aktuale të Republikës së Kosovës ,nuk egziston asnjë paragraf as aline me të cilën do të përcaktohej  kufizimi i autorizimeve  kushtetuese    as kërkesa  për riformimin e Qeverisë në  vijim.

 

Konkretisht, neni  95 i  Kushtetutës, me asnjë   paragraf as aline nuk e  trajton  statusin as poststatusin  e  Qeverisë në Dorëheqje.

 

Përkundrazi ,  dispozita e nenit 95 par. 1,2,3 dhe 4  e Kushtetutës e  rregullon procedurën për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve të  përgjithshme të rregullta apo të parakohshme  pra jo edhe pas votimit të  mocionit të mosbesimit të saj!

 

Ndërkaq ,dispozita e nenit 95 par.  5  të Kushtetutës , në  të  cilën  , gabimisht , adresohet Presidenti i Republikës së  Koosvës tok  me   opozitën parlamentare dhe me liderët e  subjekteve politike parlamentare , explicite, i  referohet  procedurës  për formimin e Qeverisë në  vijim nëse,

 

-          Kryeministri jep dorëheqje, ose kur për arsye të tjera,

 

-          Posti i Kryeministrit mbetët  i  lirë!

 

Sikundër  dihet dhe shihet  dhe, me asgjë nuk mund të kontestohet,

 

-          Kryeministri aktual z. Albin Kurti , nuk ka dhënë ,madje, nuk e ka ndërmend të jep dorëheqje, por, është i   përcaktuar për të vepruar e punuar me përkushtim në  zbatimin e ligjit dhe të shtetit të së drejtës si dhe,

 

-          Nga asnjë  arsye , posti i Kryeministrit  nuk ka mbetur i lirë , përkundrazi, është i plotësuar   legjitimisht dhe legalisht.

 

Sëandejmi , në rastin e  Qeverisë në Dorëheqje , sipas Kushtetutës,  në përgjithësi e ,veçanërisht, sipas  dispozitës së nenit 95 të Kushteutës , nuk  do të mund të  procedoheshin  dot  konsultime as nuk  do të mund të ndërmerrëshin   veprime për riformim të Qeverisë, nga se , nuk egziston   asnjë bazë   kushtetutare as   ligjore !

 

Ndryshe , vendin tonë, në bazë të eksperiencave të deritanishme , sipas të cilave , në  vend të  interpretimeve  juridike - logjike, sistematike, gjuhësore e dogmatike , por , jo rrallë herë ,konform me dofarë mendimesh  dhe  opinionesh , të cilat ,askund  dhe asnjëherë nuk konsiderohen burime  juridike, nëse në këtë apo atë  mënyrë do të impozicionohej  aplikimi i  nenit 95 par. 5 të Kushtetutës, sipas tij,  atëherë ,

 

-          subjekti  politik  fitimtar në zgjedhje të përgjithshme   përkatësisht Lëvizja Vetëvendosja do ta kishte   autorizimin ekskluziv  për të propozuar kandidatin për mandatar për  formimin e Qeverisë, në një anë dhe,

nga shkaku i  egzistimit të vakumit juridik ( Gape in Law) ,    përkitazi me afatin prekluziv  për të propozuar kandidatin për mandatar, nga  dita e  votimit të  sukseshëm të  mocionit për mosbesimin e  Qeverisë , koincidentalisht , sikundër  e drejta diskrecionale e Presidentit   nga  dispozita e nenit 100 par. 2 të Kushtetutës për të shpërberë apo për të mos e shpërbërë Kuvendin, në këtë rast ,rezulton e drejta  diskrecionale e Kryeministrit për  ditën e propozimit të kandidatit për mandatar për formim të Qeverisë!  Aq më parë  kur ,

 

-          vendi  ynë  ndodhet në rrethana të jashtëzakonshme ...to be or nor to be...të pandemisë globale si dhe ,

 

-          afati inegzistent  prekluziv  nga nenin 95 par. 5 i Kushtetutës , nuk mund  të  krijohet me konsultime , opinione,  mendime  as me qendrime politike, por ,vetëm  me amendment në atë dispozitë ,të miratuar në procedurë  legjislative  dhe  të  promulguar nga Presidenti i Kosovës.

 

Aktualisht , jo  pak persona   thirren në Gjykatën Kushtetutëse për të  zgjidhë këtë konfuzitet artificial politik !

 

Gjykata Kushtetutëse, sikundër dihet ,  nuk  është e autorizuar  për të krijuar normë  juridike  ,por,  për të  interpretuar normën  juridike të kontestuar  ,ndaj ,  për hir  të postulateve   të shtetit të së drejtës dhe të sundimit të ligjit në aplikim  “ Dura Lex Sed Lex” ,me bazë  do të mund  të  pritej qe , sëpakut, këtu e tutje , të  veprojë sipas autorizimeve  , ashtu që, rastet  juridike problematike t’i  interpretojë juridikisht sipas metodës  dogmatike,  gjuhësore,  sistematike, logjike, tërësisht apolitikisht  veçanërisht  jashtë influencimeve të politkave ditore, jo rrallë herë , tejet  banale e vullgare.

 

Përfundime dhe propozime

 

-          Qeveria në Dorëheqje , ndodhet  në detyrë dhe është e  autorizuar për t’i  ushtruar  funksionet e veta    përderisa, me asnjë dispozitë  juridike,  nuk i janë  kufizuar autorizimet e përcaktuara me dispozitat e neneve 93 dhe 94 të Kushtetutës, për ç’shkak , mbetët  t’i ushtrojë  funksionet e veta deri në  formimin e Qeverisë nga zgjedhjet  e përgjithshme të parakohshme  apo të rregullta,

 

-          Qeveria në Dorëheqje mbetët në funksion të ekzekutivit  deri në formimin e Qeverisë nga zgjedhjet  e përgjithshme  të parakoshme,

 

-          Zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të shpallen pas kalimit të pandemisë globale nga vendi ynë dhe,

 

-          Presidenti  i Republikës së Kosovës ,sipas nenit 84 par. 1 al. 8  të Kushtetutës , apo, Qeveria e Kosovës, sipas nenit 93 par. 1 al.9  të Kushtetutës,  t’i propozojë   apo t’i propozojnë Kuvendit të Republikës së Kosovës amendment në nenin 82 par. 2 të Kushtetutës përkatësisht  në nënin 95 par. 5  të Kushtetutës  referuar  statusit  e mandatit  të ardhshëm të Qeverisë në Dorëheqje   si dhe afatit për propozimin e  kandidatit për mandatar pas zgjedhjeve të përgjithshme , votimit të sukseshëm të mocionit për  votëbesimin si  dhe për  mosbesimin e Qeverisë!

 

Prof dr Riza Smaka

Prishtinë, 23 prill 2020

Kthehu mbrapa

Shto koment