OFANZIVA E UASHINGTONIT NDAJ SERBISË: SHNDËRRON SANXHAKUN NË KOSOVË TË RE!

01.10.2017 (komentet: 0)

Pas shqiptarëve të Kosovës, sipas portalit serb thetopvest, Uashingtoni ka gjetur aleatë të rinj në mesin e përkrahësve të Sulejman Uglaninit për të shtrënguar litarin Serbisë rreth qafës, nëse e kërkon nevoja.

PAD-i (SDA) i Sanxhakut, lideri i së cilës është Sulejman Uglanin, gjithashtu edhe president i Këshillit Kombëtar të boshnjakëve në Serbi, ka njoftuar këshilltarin politik të Ambasadës së SHBA në Beograd  se ka kërkuar rishikimin e Planit të Veprimit të Pakicave Kombëtare.

 

Në takim u theksua dhe të kërkohet të tërhiqet nga procedura projektligji për të drejtat dhe liritë e pakicave kombëtare dhe Ligjit për Këshillat nacionale të pakicave kombëtare dhe për të formuar një grup të ri pune në të cilin përfaqësuesit e minoriteteve nuk do të diskriminohen dhe propozimet e të cilit do të merren parasysh. Ta thjeshtësojmë, partia e Uglaninit u ankua amerikanëve se Serbia “nuk dëshiron të jap atyre autonomi,” ose të “njoh deklaratën e Senicës nga koha e Austro-Hungarisë kur sanxhaklinjtë kërkuan të iu mundësohet pavarësia,” shkruan portali thetopvest.

sanxhaku, kosova

Çfarë dëshiron Sulejmani Uglanin nga Amerika, dhe çfarë Amerika prej tij?

Kjo nuk është hera e parë që Uglanin iu drejtohet amerikanëve për ” ndihmë”, për këtë na përkujton Andrijana Maksimoviq, politikologjia  nga Novi Pazari. Ajo thotë faktin  që Uglanin sa herë që  ndjehet i margjinalizuar në arenën politike ai fillon t‘i ngjall idetë e vjetra të  cilat edhe sot frymëzojnë mbështetësit e tij, e kjo është statusi i boshnjakëve, autonomia e një  pjese  të Serbisë, ku ata jetojnë dhe kështu me radhë. Atë që ai tërheq vërejtjen   është roli i Amerikës në këtë çështje.

“Kjo që po ndodh në Sanxhak thjesht shihet si një mënyrë për shtrëngimin e shtetit të Serbisë ta mbështet për muri. Të ia bëjë asaj të qartë se ajo nuk është aq faktor i rëndësishëm në zgjerimin e NATO-s, në këtë pjesë të botës, por edhe për të treguar se çdo gjë nuk është zgjidhur plotësisht dhe se ka ende çështje të reja të hapura “, ka thënë Maksimoviq për thetopvest.

Uglanini ose nuk kupton, ose kupton shumë mirë, shton ajo, se ai është vetëm një mjet për amerikanët.

“Në të vërtetë Sanxhaku është pikërisht ajo që amerikanët kanë nevojë tani kur e kem të  ditur se çfarë ka ndodhur me Kosovën në mënyrë që ta shantazhoj  Serbinë. Nga ana tjetër, të huajt Uglaninit iu duhen për t’u përpjekur ta arrij atë që dëshiron”, thotë politologjia nga Novi Pazari.

Arsyeja pse Shteteve të Bashkuara u intereson çështja boshnjake, thotë ajo, duhet të shihet para se gjithash në faktin se Serbia është jashtë NATO-s.

“Amerika po përpiqet në çdo mënyrë që të mundësojë NATO-n të zgjerohet. A do të jetë me anë të bazave ushtarake (në pjesë ne Sanxhakut në Mal të Zi, e cila tani është anëtare e NATO-s) ose ndryshe, kjo nuk ka rëndësi, por ata duan të sigurojnë qëndrimin e tyre këtu”është e bindur Maksimoviq.

Uglanin  përndryshe para pak kohësh nga bashkësia  ndërkombëtar ka kërkuar ndihmë  në çështjen e “zgjidhjes së statusit të përhershëm të Sanxhakut dhe statusin e boshnjakëve, si komb  autokton në Sanxhak, e që aktualisht përbënë minoritetin më të madh në Serbi dhe Mal të Zi”, e kjo është për shkak se, siç tha Uglanin, ” etnikisht ishte i vrarë, i dëbuar dhe i përndjekur” përfundon thetopvest.

Kthehu mbrapa

Shto koment