LAVDI shqiptarëve të rënë në Çanakala

19.03.2018 (komentet: 0)

Daut Dauti

Vullnetarët të rrshtuar në kalanë e Pazarit të RI

 

Nga disa budallenjë të Facebukut dhe sharlatanë të historisë merret vesh se sot qenka 103 vjetori i përfundimit të Betejës së Çanakalasë. Ata sot e paskan shfrytëzuar rastin që ta shprehin mllefin e tyre kundër myslimanënëve dhe rjedhimisht kundër shqiptarëve dhe idesë së shtetit shqiptar. Në postimet që paskan lëshur këta sharlatanë të historisë, shqiptarët paraqiten si idiotë e muslimanë radikalë ose fundamentalistë dhe për këtë arsye kanë marrë pjesë në Betejën e Çanakalasë. Dy apo tri postime që i pashë edhe nëpër web faqe të ndryshme ishin tërësisht në përputhje me retorikën e deklaratave pan - sllave që janë lëshuar nga zyra e propagandës ruse kundër shqiptarëve, turqëve, gjermanëve dhe austro-hungarëzëve gjatë Luftës së Parë Botërore. Madje, këto postime ishin aq të flliqta sa që as zyra e propagandës pan-sllave nuk do t’i lëshonte pa një ndëhyrje redaktuese.

 

Këtyre sharlatanëve që shpërndajnë ide të vdekura pan - sllave duhet bërë me dije se shqiptarët kurrë nuk kanë luftuar për islamizëm e as për Turqinë. Madje, turqizmi ka qenë një nga arsyet që i largoi shqiptarët nga Perandoria Otomane. Shqiptarët në Çanakale kanë luftuar vullnetarisht për mbrojtjen e shtetit dhe ardhmërinë e tyre.

Një spjegim i shkurtër për Betejën e Çanakalasë dhe ndeshjen e dy blloqeve gjatë Luftës së Parë Botërore është i nevojshëm. Në njërin bllok (aleancë) të luftës, së bashku, kanë qenë: Perandoria Otomane, Perandoria Austro-Hungareze, Gjermania dhe Italia. Këtij blloku i janë bashkuar vullnetarisht një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve. Pra, shqiptarët indivdualisht e jo shteti shqiptar i cili ka qëndruar neutral për shkak që nuk mund të merrte pjesë në luftë për shumë arsye. Por, sikur shteti shqiptar të merrte pjesë në luftë do të hynte në këtë bllok. Në atë kohë, anëtarët e këtij blloku, sikur edhe sot, ishin aleteatët e natyrshëm të shqiptarëve. Pra, Otomanët, austro-hungarëzët, gjermanët dhe italianët u kishin garantuar shqiptarëve shtetin e tyre, ekzistenca e të cilit u rrezikua pas Luftërave Ballkanike, për shkak se vendimet e Konferencës së Londrës u neglizhuan.

Blloku i dytë është përbërë nga Britania e Madhe, Rusia, Franca, Serbia, Greqia, Mali i Zi, etj. Britania e Madhe hyri në luftë për ta mbrojtur Serbinë kundër Austro-Hungarisë. Të njejtin qëllim e kishte edhe Franca dhe sidomos Rusia. Në këtë bllok nuk kishin se si të gjendeshin shqiptarët për shkak se lufta po bëhej kundër shqiptarëve.

Forcat britanike u ndeshën me otomanët në Çanakala apo Galipoli siq njihet ndryshe ky vend apo beteja. Kjo betejë është shënuar të jetë ndër më të përgjakshmet në historinë e luftërave të cilën e fituan otomanët. Britanikët e humbën betejën por për te edhe sot shkruajnë me epitet. Ushtarët dhe oficerët shqiptarë përbënin pjesë të rëndësishme të kësaj ushtrie që me siguri është shkaku kryesor që solli fitoren e betejës.

Është e vërtetë që shqiptarët luftuan larg atdheut por, siq na meson historia, nganjëherë, për ta mbrojtur shtëpinë duhesh të luftosh jashtë fshatit. Në këtë rast në përbërje të Perandorisë Otomane dhe në krah të gjermanëve, austro-hugarezëve dhe italianëve. Por në këtë mënyrë shqiptarët luftuan për veten dhe ardhmërinë e shtetit të tyre. Sikur ky bllok ta fitonte edhe luftën, sikur që e fitoi betejën e Çanakalasë, harta e Shqipërisë sot me siguri do të kishte pamje që do të shkonte në favour të shqiptarëve. Kjo pamje me siguri do t’i dëshpëronte shumë pro sllavët tanë.

Nga kjo shihet që shqiptarët e rënë në këtë betejë, janë heronjtë tanë. Prandaj, budallenjtë dhe sharlatanët që edhe sot ushqehen me ide pan - sllave duhet ta mbyllin gojën e të mos vazhdojnë të na gërditin me anti-shqiptarizmin e tyre të cilin kinse po e zhvillojnë nën flamurin anti-islamik e anti-turk

Kthehu mbrapa

Shto koment