Duhet përgëzuar propozim-vendimin për ndarjen e bursave për studentë

28.04.2018 (komentet: 0)

 

Përderisa të tjerët lëshojnë seancën e Kuvendit Komunal e nuk qëndrojnë të votojnë bursat për studentë të dalluar të Komunës sonë, unë qëndrova dhe përgëzova për këtë propozim vendimi DKA-në, madje sugjerova që të shfrytëzohen këta studentë si resurs, duke i angazhuar në praktika komunale e kyçje në komitete të ndryshme në bazë të prapavijës së tyre.

 

Poashtu si pikë e rendit të ditës ishte dhe Miratimi i Inciativës së kryetarit të Komunës për bashkëpunim Komunal ndërkombëtar me komunën Sioux City në Ioëa të SHBA-së.

Edhe në këtë pikë vota ime shkoi për sepse është për të u gëzuar për një gjë të tillë, sepse Komuna jonë do të përfitoj shumë nga ky bashkëpunim me SHBA-të në fusha të ndryshme, e kryesisht në arsim, kulturë dhe agrobiznes.

Ndërkaq krejt në fillim të séancës parashtrova këto pyetje dhe shqetësime:

Kur parashihet që të përfundoj ndërtimi dhe të funksionalizohet Shkolla e Muzikës dhe e arteve sepse ashtu siç ka ngec është shndërruar në vend për konsumim të narkotikeve, ku hiç më larg se dje njësiti anti-drogë ka arrestuar persona me substancë narkotike.

Në lagjen Dardania, konkretisht në rrugën ‘’Beqir Musliu’’ gjatë sezonës pranverë-verë është bë e papërballueshme jeta në këtë pjesë, sepse banorët nuk kane qetësi për shkak të zhurmës së kafiterive përreth, peticionet dhe ankesat e shumta janë ndërrmarrë nga banorët e lagjes mirëpo e kot.

Lagjja e 7 shtatorit, Kodra e Dëshmorëve tash e sa vite përballet me mungesë të ujit në sezonën e verës, kërkova nga Drejtoria e Shërbimeve Publike që të ndërrmeren hapa konkret për të zgjidhur këtë problem me ujësjellës për banorët e kësaj lagjeje.

Dhe kërkova informata se sa fidanë/lule do te mbillen gjatë vitit në komunën tonë dhe a kanë ne plan që të shtohen hapësirat e gjelbra në qytet sepse nga viti ne vit vetëm sa jemi betonizuar.

Vota ime shkoi kundër për pagesën me shumën e 250 euro për një anëtar të komisionit për akte normative të Komunës sepse konsiderova që është shumë tejet e lartë dhe kërkova qe ne si asamblistë të jemi pa pagesë në këto komisione e komitetet sepse ato të holla do të mund të përdoreshin për shtimin e bursave për student ose në investime në shkolla mirëpo përsëri kaloi ky vendim.

Festa Shabani, këshilltare komunale e pavarur

Kthehu mbrapa

Shto koment