Diçka për pornografinë vizuale para fëmijëve

25.07.2019 (komentet: 0)

Avni Rudaku

1. Estetikis sp] ht, veshmbathja e Fjolla Morinës, Rita Orës etj., janë shumë të dobëta, madje e kundërta estetike e kësaj, është shëmtia dhe neveria, për të rritur a për të vegjël. Kush ma thotë se kjo veshmbathje është estetike? Cilat elemente e bëjnë estetike? Ç'është estetike pse po i duket vagina, meskëmbët dhe pjesët që kryejnë edhe shumë funksione jashtëqitjesh?! Pra, e para, tepër shëmti dhe neveri. As bukur jo.

 

2. Etikisht apo moralisht, të shfaqesh sikur model pornosh jo vetëm me veshmbathje, por edhe me lëvizje imituese striptiz, është abuzim seksual me fëmijët. Shkelje e të drejtave dhe lirive të fëmijëve, për mbrojtje nga abuzimi viziv seksual; për mbrojtje nga një lloj "vujarizmi pasiv".

3. Koreografikisht, nuk është lëvizja e Fjollës, as vallëzim modern, as tradicional, madje as striptiz profesional, por imitim bezdisës i striptizit, ku i mungon edhe shtylla, edhe profesionalizmi në striptiz. Ka dhjetra libra për striptiz vallëzimi dhe ajo ka kogjo mjeshtri; është shkollë më vete.

4. Jo vetëm në koncerte, por edhe në shfaqje teatrore, televizionet kosovare, shpesh shkelet ligji dhe rregulloret për fëmijët nën 18 vjeç, duke mos i ndalur hyrjet e fëmijëve me pamje jo të përshtatshme për ta. Edhe këtu, nuk është respektuar ndalja e skenave për fëmijët nën 18 vjeç. Faji bie edhe tek organizatorët dhe organet e rendit.

5. Një këngëtare e vetëdijshme e di se kur koncerti është i hapur dhe pa publik të kufizuar, mund të vijnë edhe fëmijët.

6. Shumë këngëtarë kosovarë, e dinë se më shumë dëgjohen nga fëmijët se nga të rriturit; tekstet e tyre, videoklipet, vokali, ritmi, më shumë u pëlqen tinejxherëve dhe poshtë tyre, sesa të pjekurve.

7. Rasti i gjobës për qeshje me zë bazuar në Ligjin për Qetësi dhe Rend Publik, duhet të krahasohet me këtë skenë. Me këtë ligj, përfshihet edhe bezdisja publike nga veshja e pazakontë që është e ndjeshme për publikun. Pra, s'pamë gjoba.

8. Shumica e paraqitjeve të këngëtareve kosovare, si në koncerte, si në videospote, po i imitojnë këngëtaret botërore. Shihni Fjollën e Rita Orën; shihni Dafinën dhe Beyonce-n, të gjitha janë imitime. Dikur Adelina Ismajli në vitet '90-ta, thyente tabutë patriarkale, konservatore e fetare, e ndikuar nga jashtë; pas luftës Genta e të tjerat imitonin Adelinën, dhe më në fund, po imitojnë këngëtaret botërore.

9. Këngëtarët tanë nuk duan profilizime audiencash, sikurse partitë politike: të kapin sa të munden audienca.

10. Të reagosh ndaj kësaj nuk është konservatorizëm ndaj liberalizmit, sepse edhe liberalizmi në botë, ka përcaktuar rregulla për mbrojtjen e fëmijëve nga skenat e dhunshme, seksuale, pornografike etj., qoftë në TV, internet, koncerte etj. Sërish zgjidhja nuk është sheriati siç mendojnë disa, por sundimi i ligjit dhe moralit publik i normuar me ligj e rregullore.

11. E vërteta tjetër po ashtu është se, kapitalizmi, klikizmi dhe globalizmi komercial, ka imponuar për shumë dekada, më shumë pamje seksi, sesa vokal të përpunuar; më shumë shihet muzika sesa dëgjohet. Ka një seksualizim total e banal, kur edhe motin ta japin njerëz analfabetë, por që duken seks-bombë, me sisë e bëthë të qitura jashtë. Edhe një traktor që del për shitje në reklamë, ka vajza seksi, duke i bërë ato objekte seksuale, e jo subjekte.

12. Edhe këtë foto që e gjeta në Indeksonline, gjersa po diskutohet, duhet të fshihet identiteti i fëmijëve, sepse mund të lëndohen nga presioni i publikut dhe bashkëmoshatarët kur e gjejnë në gugëll!

Kthehu mbrapa

Shto koment