Deputeti Kurteshi: Sakrifikoni vikendin, evitoni sakrifikimin e nxënësve të pafajshëm

12.01.2019 (komentet: 0)

 

 

SBASHK ka marr vendim që të futen në grevë të përgjithshme, të gjithë punëtorët e arsimit, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

MASHT-i ka deklaruar se të hënën, me 14 janar do të organizoj takime me Komisionin Parlamentar të Administratës, SBASHK-un dhe faktor të tjerë që mund të kontribuojnë në arritjen e marrëveshjes me Sindikatën e arsimit.

Qeveria edhe SBASHK-u deshën apo nuk deshën janë të obliguar ta arrijnë një marrëveshje. Nëse është kështu, atëherë është krejt e pakuptimtë pse po presin të fillon greva e pastaj të takohen?

Kjo sjellje komode e palëve që mund ta evitojnë grevën është e papranueshme.

Pse ata nuk po takohen gjatë vikendit?

Si nuk po e kuptojnë të lartpërmendurit se edhe vonesa e zgjidhjes së problemit është faj që sanksionohet.

A nuk po e kuptojnë se kjo është situatë e jashtëzakonshme, se në situata të tilla duhet t’i sakrifikojmë vikendet, për të mos i sakrifikuar nxënësit e pafajshëm.

Kthehu mbrapa

Shto koment