Beçikemi larg gabimeve e fallsifikimeve

07.07.2018 (komentet: 0)

Shkruan Ilia Stavri Karanxha

 

Së fundi pata rastin të ndiqja prezantimin e një traktati të shkurtër dorëshkrim që bënte fjalë për luftën e Shkodrës pra një variant pararrendës i veprës De Obsidione Scodrensi i Marin Beçikemit alias Barleti. Shkenca albanollogjike,  që për të mos hequr dorë nga personazhi fiktiv i Barletit, sjell shpjegime gjithmonë më të ngatërruara rreth fakteve, më bën nga një anë të mendoj se pak nga akademikët kanë dëgjuar për briskun e Occam, nga ana tjetër me sjell në mendje fjalët e humanistit të shquar Beçikemi që shkruante:

 

Janë disa italogrekë që kur mësojnë tre gërma fillojnë e mbahen për Omerë dhe Demostenë duke përbuzur gjithë Italine me germat e tyre. Këta janë një kategori njërzish fare pamënd. Por akoma më pa mend janë ata që i lavdërojnë, i adhurojne dhe i duartokasin pra jo ndryshe nga ata barbarë, që duke i besuar një kalamani që po kthehej nga Athina, i mësuar vetëm me tre gërma, bërtiste nga mërzija kundra një pretori grek, kur e dëgjuan që mbas fĵalimit të pretorit të bërtiste me zë të lartë: alfa, beta, gama, e menduan për profesor në vënd të pretorit dhe e kthyen në atdheun e tyre me duartrokitje të shumta. Gjatë prezantimit u shpëtuan nga marëzia e turmës Kristo Goci dhe Edmond Malaj, që dua ti falenderoj si për përmendjen e çështjes Barleti apo Beçikemi gjatë prezantimit, po ashtu edhe për kurajon e pasjes së një pozicioni indipendent e kritik. Përmbysja Teza që shikon Barletin si pseudonim i Beçikemit është prej kohe e njohur në kontekstin shqiptar dhe ofron një zgjidhje përfundimtare të identitetit të babait të historiografisë shqiptare duke eliminuar kontraditat dhe falsifikimet historike. Kjo ide u provua për herë të parë me dy shkrimet publicitare në vitin 2009 dhe më vonë u pasurua me shkrime të shumta publicitare dhe vepra monografike të cilat vazhdojnë të qarkullojnë akoma. Kështu teza e re, që prej vitesh ka hyrë në një rrugë pa kthim, ka gjetur miratimin e plotë nga Prof. As Dr. Thanas L. Gjika si në recensionin e veprës Barleti apo Beçikemi ? Një pështjellim në shkencën shqiptare(2010) po ashtu në shkrime publicitare dhe më së fundi edhe në vepra e tij Mos dënimi i krimit është krim i ri. Ka gjetur gjithashtu përkrahjen e dhjetra e qindra intelektualëve shqiptarë që çështjen Barlet / Beçikem e gjykojnë me objektivitet pa u influencuar nga pasione të verbëra e manira ankronike. Lindja e dualitetit Barlet /Beçikem filloi me shkrimin e A. Zenos (1753), që mbeti komplet i panjohur për studjuesit shqiptarë të cilët shumë rallë e përmëndnin emrin e tij thjesht sa për të kujtur faktin se ai ishte i pari që kishte ndarë këta dy humanistë. Vetë Zenoja paraqiste si një fat të madh faktin që Beçikemi i vogël në moshën 9-10 vjeçare, para rrethimit të Shkodres (1478), u strehua në Ulqin tek dajallarët e tij Pietro e Balzarino Pagnani prej nga, për shkak të rrezikut të madh që i kërcënonte ato vënde, u spostuan familiarisht në Brescia. Mirëpo nuk ve re faktin që Barleti në veprën Rrethimi i Shkodrës paraqet Pietro Pagnanin si një nga pjesmarësit brenda kalasë gjatë rrethimit të dytë. Nga fakti që Pietro Pagnani nuk mund të ishte në të njejtin moment në dy vënde të ndryshme kaq larg njëri nga tjetri, hapi ishte i shkurtër për të kuptur se Marin Beçikemi nën pseudonimin Barlet e kishte më të thjeshtë të shlyente mirënjohjen e madhe kundrejt dajos i cili me dashuri atërore jo vetëm që u kujdes për edukimin e tij por së bashku me Balzarino Pagnanin në testamentin e tyre njohën Beçikemin si të vetmin trashëgimtar. Ky gabim i parë i Zenos ndiqet nga një i dytë i cili për ta distancuar më shumë Beçikemin nga Barleti këtë të fundit e dërgon në Romë duke u bazuar mbi të ashtuqojturën vepëra e tretë e Barletit, që ka qënë një nga fallsifikimet historiografike të familjes Engjëlli dhe u botua për herë të parë në maj të vitit 1555. Për shkak të një pavëmendjeje dhe të një fallsifikimi, Zeno trasformoi një pseudonim në një humanist të vërtetë dhe të ndryshëm nga Beçikemi. Me rrënjen e shkrimit të Zenos bie poshtë edhe gjithë literatura fantastike barletane që u krijua dhe vazhdon të krijohet akoma në Shqipëri dhe jashtë saj për figurën e të ashtuqojturit Barlet. Në këtë pikë bëhet i detyrueshëm rikthimi tek historiani më i shquar i kohës për çështjet e turqve, Paolo Giovio, që njihte Beçikemin si autorin e vërtetë të Historisë të Skënderbeut. Pra nuk kishte gabuar Paolo Giovio më 1546 siç pretendonte Apostol Zeno por gaboi vetë Zenoja me shkrimin e tij që u botua më 1753. Mirëpo Giovio nuk ka qënë i vetmi humanist që na tregoi një shteg të vërtetë. Shumë kohë para Giovios kemi dedikimin monumental të Luka Ulqinakut (ose Panetius) për Marin Beçikemin ku qëllimisht përmënden si Barleti po ashtu edhe Beçikemi duke konsideruar këtë të fundit qysh më 1519 si të vetmin Pater patriae (Baba i kombi). Mbyll dedikimin me një farë keqardhje se aty kishte mbetur akoma një gabim që duhej ndrequr por këtë ja le në dorë lexuesit të mënçur me besimin Se është e lehtë të kuptohet. Aludimet e Ulqinakut ishin mjaft të qarta veçse ky dedikim fatkeqësisht mbeti krejt i panjohur në filologjinë italiane. Fakti që edhe vetë Beçikemi e konsideronte veten si një baba i kombit del edhe nga një korespondencë e fillimit të shekullit të XVI ku humanistët që e njihnin nga afër Beçikemin justifikonin veprimtarinë e tij publicitare duke e krahasur me Ciceronin me qënëse edhe ky e mbante veten si baba i vërtetë i kombit. Në këtë hulli nuk mund të nënvleftësohet as vepra Cronaca di Mantova (1521) e letrarit më të shquar në oborrin mantovan Mario Equicola i cili do ta quajë humanistin tonë Historiani Marin Beçikemi i shquar në të dyja litereaturat (d.m.th latine dhe greke). Mirëpo Beçikemi nuk publikoi me emrin e vet asnjë lloj historie. Ja pra Mario Equicola, mik i Beçikemit edhe nëpërmjet vëllezërve Ptolemeo dhe Battista Mantovani (ose Spagnolli) dy shkrimtarë të shquar të kohës, duket që dinte diçka më shumë se historianët e sotëm. Mirëpo veç vlersimeve të bashkëkohësve që e njihnin nga afër historianin tonë Beçikem janë edhe aspektet biografike e filologjike që eleminojnë dualitetin Barlet/ Beçikem. Nëqotëse si Beçikem më 1484 në moshën 16 vjeçare mban një fjalim para kryebashkiakut të Breshias si Barlet është në kërkim të një pune dhe cilësohet discreto giovane (djaloshi i mirë). Pra kanë të njëjtën moshë. Kështu nëse Beçikemi 10 vjeçar nuk mund të ishte një pjesmarës apo dëshmimtar gjatë rrethimit të dytë të Shkodrës nuk ka qënë as i vetëqojturi Barlet. E kjo vërtetohet lehtësisht nga ballafaqimi me shkrimet memorialistike të Giovannimaria Angiolello që kishte qënë prezent si sekretar i vetë sulltan Mehmetit. Nëqoftëse Barleti deklarohet Scodrensis Sacerdotis edhe tjetri është po aq prift si i pari kur Pietro Pagnani e cilëson Beçikemin para autoriteve kishtare: domini Marini Becichemi Scodrensis, clericum et Brixiae commorantem, (zoti Marino Beçikemi Shkodrani, klerik dhe banues në Breshia). Me veshjen e klerikut do ta gjejmë Beçikemin të paraqitet para dozhes Agostino Barbarigo (rreth 1490), si klerik do ta gjejmë të mbajë oracione në kishat e Vendikut e Padovës në raste funeralesh të shquara (rasti i Gianbattista Scitas(1500), Giovanni Calfurnios(1503), Gian Pietro Stellas(1521) ), si një sommo sacerdote (prift i madh) do të deklarohet para Senatit Breshian (30 korrik 1503). Nëqoftëse Barleti deklarohet jurisque pontificii Scholaris po aq jurist, në të drejtë kanonike dhe civile, kishte qëne edhe Beçikemi. Si jurist do ta gjejmë të impenjohet për një kanonikat për të birin e tij të cilën ja kishte falur dajoja i vet Pietro Pagnani, si jurist do ta gjejmë më 1505 të korigjojë regulloren e një komuniteti murgjërish, po si jurist më 1508 korekton statutetet e qytetit të Breshias(1508 ) dhe akoma si jurist do të mbrojë intresat e të bijës së Girolamo Donas në një proçes trashëgëmie (1507). Nëqoftëse Barleti mbi rrethimin e dytë të Shkodrës ëndëronte t'i dedikonte një poemë si poeti “andin” (pra Vrigjili) dimë se Beçikemi kishte qënë një studiues i apasionuar i Virgjilit. Nëqoftëse Barleti të vetmin autor që citon katër herë në veprën e mësipërme është Plini, Beçikemi ndërkohë pregariste për botim veprat e tij me komente mbi Plinin. Nëqoftëse Barleti në vepra e Historia e Skënderbeut është ndikuar nga Tit Livi(shih F. Pall), Beçikemi aty nga vitit 1503 kishte në dorë të tij dy kode liviane. Nëqoftëse Barleti në e njëjta veprë vihet të na përshkruajë Raguzën dhe të lëvdojë raguzanët, Beçikemi në Raguza kishte qëne profesor dhe përshtypjet e mira për Raguzën dhe raguzanët nuk do mungojë t'i demostrojë edhe para avokatëve të komunës qysh më 1499. Nëqoftëse Barleti entusiazmohet për çlirimin e Himarës më 1508 Beçikemi në Himarë ishte ndeshur për herë të parë me turqit gjatë viteve 1484-1486 . Nëqoftëse Barleti në vepra e Historisë ka kompozuar 108 oracione, Luka Ulqinaku na sqaron se oratori i vërtetë është Beçikemi i njohur në të gjithë Italinë si profesor dhe një njohës i shquar i kulturës greko-romake. Nëqoftëse Barleti tek Historia e Skënderbut është ndikuar nga shkrimet e humanisti dalmat Marino Segono, ky i fundit me nderime të mëdhaja i ka vënë kurorën Beçikemit. Të gjitha këto e shumë të tjera mund t'i quajmë koinçidenca? Jo! Thjesht ishte i njëjti person. Nëqoftëse Francesco Sansovino më 1565 qojti Marin Beçikemin si autor të veprës Rrethimi i Shkodrës Engjëllorët nxituan ta ndreqinin këtë gabim duke shpallur Sansovinon Komandant të përgjithshëm të urdherit kalorsiak ofiq prej të cilit do të kishte si fitime morale po ashtu edhe materiale të trashëgueshme edhe tek të bijtë e tij. Përse gjithë ky nderim papritur dhe pakujtur që e la të çuditur edhe vetë Sansovinon? E gjitha kjo për të ndruar një emër nga Beçikem në Barlet që paskish vdekur më 1512/1513. Praktikisht për të mos u zbuluar fallsifikimet e Engjëlorve që emrin Barletit e kishin shpërdoruar për të sistemuar biografinë e tyre familjare. Gjë të cilën nuk mund ta bënin dot me emrin e tij të vërtetë Marin Beçikemi. Vetë Historia de vita et gestis Scanderbegi nuk u botua më 1510, siç u përpoqën të aludonin Engjëllorët, por me 1522. Pra siç shihet fillimet e historiografisë shqiptare me të ashtuqojturin Barlet na çojnë gjithmonë në një rrugë të shkertë ku fare kollaj mund të bëhet objekt mashtrimesh dhe abuzimesh të vazhdueshme. Rrikthim tek humanisti Marin Beçikemi Më 30 korrik të vitit 1503 Marin Beçikemi mbajti fjalimin e parë para senatit breshian në shënjë mirënjohje dhe falenderimi për zgjedhjen e tij si profesor në të parën shkollë publike të Breshias. Në këtë fjalim veç te tjerash përmënd disa herë vëllezërit Pagnani për përkrahjen atërore që i kishin dhënë në rrugën e edukimit të tij e në të njëjtën kohë flet edhe për luftën e Shkodrës e rezistencën e shkodranëve veçse në asnjë moment nuk i bashkon të dy argumentat. Nëqoftëse Barleti do të kishte qënë një person i ndryshëm nga Beçikemi nuk mund ta njihte P. Pagnanin më mirë se vete Beçikemi. Qëndrimi publik i Marin Beçikemit kundrejt luftës së Shkodrës (1478-1479) është gjithmonë kostant dhe ngulmues. Ai nuk heshti kurë së foluri për këtë ngjarje të madhe. E përmend në fjalimin e parë para dozhes Agostino Barbarigo aty nga vitit 1490, në letrën që ju dërgon avogatorëve të Venetikut më 1499, para Senatit Breshian që sapo përmëndëm, para Senatit Venecian aty nga vitit 1504, para nxënësve të tij në Breshia gjatë viteve 1503-1508, e përmënd në mënyrë polemike në vepra Leksione mbi Plinin (in C. Plinum Pralectio) (1504), dhe së fundi gjashtë muaj para se të vdiste, kur doli prara Senatit Venecian në shkurt të vitit 1526. Ndërsa si Barlet për të nderuar dajon e tij Petro Pagnani dhe të jatin e vet Fra Bartolomeo, mësojmë tani, se shkrojti edhe një brevissimus libellus (traktat të shkurtër) mbi luftën e Shkodrësqë më vonë i ripunuar, siç dihet prej të gjithëve, doli në shtyp me emrin De Obsidione Scodrensi. Ja pra një humanist si Marin Beçikemi që brenda 20 orëve ishte në gjëndje të hartonte një orazion, të cilin nuk kishin qënë në gjëndje ta bënin humanistë të shquar si Raffaele Reggio dhe Marcantonio Sabelliko, (rasti i funeralit të Gianbatista Scita 28.XI.1500), një humanist si Marin Beçikemi që luftën e humbjen e Shkodrës e kishte pasur gjithë jetën një peng të madh ne zemër nuk paska qënë në gjëndje të shkruante as një traktat të shkurtër për këtë luftë por ja la ta bënte një personi krejt i panjohur nga bota i qojtur Barlet. Gjumi i llogjikës lind marrëzira. Fjalimi i parë i Beçikemit para dozhes Agostino Barbarigo u publikua si faksimile më 2008 me pretendimin e zbulimit në Vendik të një kodi të humbur fakt që nuk përkon me realitetin mbasi ky kodi ishte regjistruar dhe përshkruar qysh më 1967 nga O. Kristeller. Veç këtij kodi më tepër kemi edhe variantin luksoz të Berlinit i ndriçuar me minatura i cili është përshkruar nga H. Boese qysh më 1966 dhe prezantohet nën titullin: Marinus Becichemus Scodrensis ad Serenissimum et praestantissimum Principem Augustinum Barbardicum illustrissimum venetorum Ducem. Kjo poemë e parë e humanistit tonë, që shënon fillimet e historigrafisë shqiptre, në sajë të ndihmës bujare të Dr. Olimpia Gargano u përkthye për herë të parë në italisht dhe ka zënë vënd në dy veprat e fundit që kemi publikuar: Barlezio o Becichemo – Documenti e testi (p. 43-54) dhe Marino Becichemo Scodrensi- Pater Patriae (pp.173-178, 340-366) tek e cila nuk mungojnë as komentet në shqip. Mirëpo ku është Beçikemi nuk ka se si të mos gjejmë edhe hijen e tij Marin Barleti. Javën që shkoj u njoftua në Tiranë zbulimi i një dorëshkrimi të panjohur të Marin Barletit. Bëhet fjalë për një variant më të hershëm, para vitit 1501, të veprës Rrethimi i Shkodrës që përsëri si më sipër i dedikohej dozhes Agostino Barbarigo nën titullin e plotë: Marini Barletii, Scodrensis Sacerdotis, jurisque pontificii Scholaris, ad Augustinum Barbadicum, Venetae aristocratiae Ducem, ejusque Senatum, de bello Scodrensi brevissimus libellus. Titulli de bello Scodrensi na kujtojnë letrën e Giorgio Merulas (m. 1494) të shkrojtur qysh më 1474 të cilën i vetëqojturi Barlet e shfrytëzoi në veprën e vet që si gjithmonë nuk ishte i panjohur as nga Beçikemi. Mirëpo humanisti ynë që nuk kishte qënë pjesmarës në atë rrethim nuk e pati të lehtë ta përshkruante atë. Për më tepër ai nuk mundi të njohë as shkrimet e Coriliano Cipicos mbi rrethimin e parë të Shkodrës (1474), as ato të Giovanni Maria Angiolellos mbi rrethimin e dytë (1478-79) dhe as Annali veneti (1457-1500) të D. Malpieros mungesa të cilat e bënë të ishte i pasigurtë në përshkrimin e ngjarjeve e në ndonjë rast edhe të gabonte. Këto konstatime të bëra qysh me 2010 do të ndreqeshin pjesërisht në variantin anglisht të pregatitur nga David Hosaflook. Faktet që na shtynë të eleminonim dualitetin Barlet/Beçikemi kanë qënë të panumurta mirëpo një peshë jo të vogël ka pasur qysh në fillim analiza e veprës Rrethimi i Shkodrës. Një variant më i hershëm dorëshkrim i kësaj vepre jo vetëm që nuk mund të përmbysë tezën mbi unifikimin Barlet/Beçikemi por në të kundërt shndërohet si një dëshmi e re që rikonfermon të njëjtën tezë. Fakti se deri tani ky kod ka qënë i panjohur apo se tashme u thanë vetëm pak fjalë nuk ka fare rëndësi. Çdo autor dërgon në shtyp variantin më të fundit e më të plotë jo një traktat shumë të shkurtër (brevissimus libellus). Më 1939 kur Francesc Pall publikoi monografinë mbi Marin Barletin, një nga veprat më të mira deri më sot mbi humanistin tonë, nuk e shtroi fare çështjen Barleti apo Beçikemi pasi e konsideroj të qënësishëm shkrimin e A. Zenos. Prej këtu u detyrua të krijonte një jetëshkrim artificial mbi Barletin por ndërkohë pati meritën e madhe se krijoi profilin kultural dhe intelektual të këtij humanisti të cilin, po ta kishte krahasur me atë të Beçikemit, do të kuptonte menjëherë se ishin identike. Ka qënë pikërisht F. Pall që konstatoi “plagjiatura” mes panagjerikës të Beçikemit dhe shkrimeve të Barletit në vepra Rrethimi i Shkodrës. Përcaktimi i F. Pall në atë kohë kishtë një farë llogjike mbasi fjalimi para dozhes Leonardo Loredan gjatë vitit 1504 kishte parë dritën e botimit, kështu mund të mendohej se Barleti, që botoi veprën e tij më 10 janar 1504 (me kalendarin tonë 1505), të kishte pasur këtë mundësi ta konsultonte edhe fjalimin e Beçikemit. Mirëpo, në qoftë se në të kundërt Rrethimi i Shkodrës ka ekzistuar si manuskript para fjalimit të Beçikemit, bëhet gati e pamundur ti konsiderosh si persona të ndryshëm. Nuk mund të mendohet se Beçikemi kopjoi nga Barleti deri sa Barleti kishte vetëm variantin akoma dorëshkrim. Mund të bëhen shumë hamendesime për të gjetur një argument të pranueshëm e të arsyeshëm që dy humanistët bashkëpunuan, ose mund të pranohet hipoteza shumë më e thjeshtë që ishin i njejti njeri. Duke ditur tashmë për të sigurtë e prej vitesh se autori i dorëshkrimit është vetëm Beçikemi llogjika e kërkon që pasi pregatiti oracionin e ri për dozhen Loredan të azhornonte edhe brevissimus libellus të luftës së Shkodrës që u publikua në janar të viti 1505. Arsyen që Beçikemi kishte pasur privilegjin të arrinte deri tek dozhia e gjejmë në kontributin e jashtëzakonshëm që gjithë familja Beçik kishte dhënë e vazhdoi për shekuj me radhë të jepte në luftën kundra perandorisë Otomane. Për këtë fakt njerëzit e kësaj familje nderoheshin deri në shkallën më të lartë në strukturat e Republikës Veneciane. Kjo është një histori e tërë më vehte por këtu po përmendim vetëm Alesio Beçik që kishte qënë nuncio (këshilltar) pranë doxhes Agostino Barbarigo dhe Francesco Beçik që kishte qënë po ashtu këshilltar pranë doxhes Leonardo Loredan. A mund të gjenden raporte e mundësi te tilla mes Barletit dhe Pallatit të Dozhëve, që nuk ishte kafeneja poshtë shtëpisë, ku njëri mbante një fjalim dhe tjetrinxirte inatet duke ...ju përgjigjur Beçikemit dhe merrte hak gjer më një [Shuteriqi1987: 69]. Mirëpo ky Barlet na paska pasur vetëm një fishek, Rrethimin e Shkodrës. Kështu sipas shpjegimeve më të fundit na del se në vënd që te kemi një historiografi shqiptare kemi një komedi alla-shqiptare. Tani nuk merret më vesh kush kopjoi nga kush dhe kush i nxori inatin kujt? Për shkencën albanollogjike mbetet si detyrë urgjente sot transkiptimi dhe përkthimi i gjithë veprimtarisë letrare të Beçikemit e po ashtu edhe i këtij traktati shumë të shkurtër. Veçse kjo punë nuk mund të bëhet nga njerëz të pa aftë apo nga njërëz që Barletin e shikojnë si një humanist “injorant” (subrusticus) apo “i pa kulturë, pothuaj bosh e pa ide” (“incultum, potius aridum atque ieiunum); që mohojnë çfarëdo lloj nisme të pavrur të shqiptarëve me karkter fetar, kultural artisitik e letrar në Venedik; që deklaratën e Marin Beçikemit mbi shkodranët e mbritur në Venedik ...shtatëqind burra, një mijë e treqind fëmijë dhe po aq gra. [Barleti1982: 157] (Scodrenses sic facti extorres Venetias venimus septingenti viri, mille et trecenti pueri totidemque mulieres. ) e shndrojnë për oprtunitet politik në: shtatëdhjet burra, po aq gra dhe njëmijë e treqind fëmijë...;që deklaratën e Paolo Giovios mbi Marin Beçikemin si autor i Historia de vita et gestis Scanderbegi e trasformojnë sikur ka qënë një deklaratë për Marin Barletin duke na e paraqitur ketë si krejt të ndryshëm nga i pari etj. etj. Kush e solli kodin në Mal të Zi të Marinit nga Shkodra me origjinë sllave ? Ky kod ishte për mua një zbulim i ri se mes gjithë kodeve të Marin Beçikemit për të cilat kam folur në veprat që përmënda më sipër këtë kod nuk e kam përmëndur. Kështu për të qënë më të saktë zbulova jo kodin, për të cilin kanë folur dhe shkrojtur plot vetë, por një pakujdesinë time. Nejse për të kompletuar në një farë mënyre këtë boshllëk do përpiqem të zgjidh edhe këtë enigmë e cila mund të bëhet objekt abuzimesh të ndryshme e të shumta. Fjala është për Kronikat e Montenegros (Serb. Цетињски љетопис/Cetinjski ljetopis) pra një kod dorëshkrim (letra, dokumenta, raporte) të përmbledhura nga Vasilije Petrović i cili mbasi shtovi edhe disa poema të tij e përdori per të shkrojtur veprën e vet mbi historinë e Malit të Zi të cilën e publikoj në Moskë më 1754. Kodi përmban 81 fletë e ka dimensionet 32cm x 21.5 cm. Origjinali ndodhet në Manastirin e Cetinjës mirëpo ekzistojnë edhe dy versione të tjera një në Odesë dhe tjetri në Shën Petersburg të cilat nuk janë identike me origjinalin mbasi tekstet origjinale ishin traskiptuar nga persona të ndryshëm dhe në kohë të ndryshme të cilët kanë mbetur të panjohur. Emërtimi mbi kapakun e kodit është Крусоволь mbasi deri në fund të shekullit të XIX ai njihej edhe si Krusovolj Crnojevića (Krysobuli i Cernoeviçit) meqënëse u rojt në Manastirin e Cetinjës të ndërtuar më 1484 nga Ivan Cernoevici. Kodit sipas zakonit të kohës fillon me një lavdërim për Simeone Nemanjën e më pas vjen një jeshkrim mbi Skënderbeun që kap pjesën më të madhe të dorëshkrimit. Thuhet se është një përkthim i veprës të Barletit i cili është shkurtuar ose gjatë përkthimit ose gjatë traskriptimit. Këto janë komentet e mëvonshme mirëpo në fund të dorëshkrimit gjejmë të shkrojtur: Марин Скадранин, родом Словен (Marin Shkodrani me origjinë sllave). Pa përcaktuar në se ky Marin ishte Barlet apo Beçikem. Tani çështjen e Marin Barletit sllav dhe se si u ndodh ky kod në Cetinjë po e lemë ta zgjidhin studiuesit dhe zbuluesit e thekur të Barletit. Këtu do të flasim për autorin e vetëm të historive të Skëndërbeut (përdorim shumësin se ka pasur më shumë se një variant) Marin Beçikemin dhe kështu shpjegimi, si në të gjitha rastet, bëhet më i lehte dhe më i arsyeshëm. Faktin e emërtimit të tij si sllav realativishit qëndron përderisa familja e madhe e Beçikemëve banonte në Pastroviq zona të cilat konsideroheshin nga oborri princor i Cernoeviçve si sllavë. Pra ishin popullsi të përzjerë me sllavë, shqiptarë e vllehë por në realitet Beçikemët ishin vllehë. Janë martuar dhe kanë luftuar me shqiptarë e në ambientin shqiptar në Shkodër e jashtë saj e duken edhe si shqiptarë. Me kalimin nga ndikimi i kishës orthodhokse sllave në ate katolike na paraqiten si italianë e sot e kësaj dite jetojnë si italianë. Me emgrimin në SHBA nga fundi i shek XIX duken e janë me të gjitha efektet amerikanë. Në mjë shumë se 600 vjet histori familjare nuk është e lehtë të kesh një ide fikse mbi përkatësinë etnike. Fakti që ai u qojt si kodi i Cernoeviçit hap përsëri probleme mbasi mbetet e pacaktuar se për cilin Ceroneviç bëhet fjalë. Ivan (apo Giovanni) Cernoeviç i biri i Maria Kastriotit pra motrës së Skënderbeut para rrethimit të Shkodrës u kujdes që nga Montenegoro të largohej e bija e tij Donika martuar me Balzarino Pagnanin e po kështu edhe i biri i tij më i madh Giorgio Cernoeviçi, trashëgimtari i ardhshëm e legjitim i fronit, që në atë moment ishte 9 vjeç. E pra pikërisht këtij grupi ju bashkua humanisti ynë i ardhshëm e jëma Bianca Pagnani e motra Malabona por edhe dajoja tjetër Pietro Pagnani si më i moshuari i grupit. Me rënjen e Shkodrës (1479) Ivann Cernoeviçi spostoi oborrin e tij princor nga zona fushore e Zentes në zonën malore për të qënë më i sigurtë në Cetignë ku ngriti edhe manastirin me të njëjtin emër më 1484. Në këtë manastir u depozituan shumë kode dorëshkrim mirëpo mes tyre është vështirë të mendohet që të ketë qënë edhe kodi mbi Skënderbeun edhe pse në vitet 1484-1486 Beçikemi ka qënë edhe në Ulqin e Tivar. Më 1490 Ivann Cernoeviçi vdiq dhe deri në këtë vit Beçikemi ishte akoma student në Padova. Praktikisht në hapat e para të krijimtarisë së tij. Kështu me Krusovolj Crnojevića (Kodi i Cernojevicit) duhet të nënkuptohet Giorgio Cernoevici i cili ishte gati bashkëmoshatar me Beçikemin dhe ndërkohë njihet edhe si nismëtari i një shtypshkronje në Mal të Zi ku u publikuan me alfabetin qirillik 5 inkunabola. Vetë Giorgio kishte jetuar për një kohë të gjatë në Itali. Per një farë kohe pranë dajos së tij Costandin Arianitit më pas si komandant i një trupe kalorsish në Venedik. Pra në kontakt edhe me të motrën e tij Donika, gruan e Balzarino Pagnanit në Breshia, e cila u kujdes që në testamentin e vet pjesë e pasurisë së saj do t'i kalonte edhe tre çupave të Giorgios e po kështu me të njëjtën dashamirësi mendoi edhe për dy çupat e Beçikemit, Biankën dhe Donikën. Ky akt testamentar i 18 gushtit 1504 që gjendet sot në arkivin e Breshias është i mjaftueshëm për të kuptuar se Beçikemi trajtohej si një pjestar i familjes. E njëjta gjë dëshmohet edhe në rastin e martesës së Beçikemit më 1485 në Ulqin ku u nderua nga gjithë parija dhe autoritetet e vëndit pikërisht për shkak të lidhjeve të tij me familjen Cernoeviq. Pak më vonë Giorgio Cernoevici u akuzua për lidhje me turqit. U arestua dhe u torturua nga venecianët mirëpo u desh ndërhyrja e Costandin Arianiti dhe mbretit të Francës që të lirohej. Mbas vitit 1504 u rikthye në Mal të Zi për të zgjidhur çështjen e trashëgëmisë të fronit me vëllanë e tij Maksim. Tani rikthehemi tek Beçikemi i cili për herë të parë në shkrimet e tij e përmënd Skënderbun më 1499 kur doli para avokatorëve. Në këtë rast flet për një intrigë veneciane kundra Skënderbeut për të cilën kishte qënë në dijeni edhe i jati i tij. Më pas e përmënd në fjalimin panagjerik që mbajti para dozhes L. Loredan mirëpo edhe kur botoi veprën mbi Rrethimin e Shkodrës (1505) përsëri përmëndet Fra Bartolomeu që kishte filluar karierën e tij fillimisht pranë Skënderbeut. Këto raste me sa duket e kishin bërë të ishte më i matur në lidhje me figurën e Skëndërbut kështu që më 1511 kur informon mikun e tij të afët Giovanni Britanico mbi veprat që po shkruante i komunikon një titull disi të kriptuar : tres & triginita Christianae Historiae libros, qui brevi in lucem prodibunt (histori kristiane me 33 kapituj që së shpejti do të shikojë dritën e botimit). Kjo Histori kristiane, apo e kristianëve, që mbeti si doreshkrim nuk ka qënë gjë tjetër veçse varianti i shkurtuar i historisë së Skënderbut e cila pas vdekjes së Beçikemit u mor nga Engjëllorët u publikua më 1539 e më vonë u tjetërsuar si një vepër e Dh. Frankut. Ja pra njoftimi i parë indirekt mbi shkrimin e Historisë të Skënderbut i takon viteve 1510- 1511. Mirëpo këtë vepër Beçikemi nuk deshte ta publikonte në Vendik por në Mantova. Për këtë qëllim u lidh me oborrin mantovan me qëllim që të transeforehej aty e t'i dedikonte markezes Isabella d'Este Gonzaga veprat e tij më të mira pa specifikur gjatë korespondencës se cilat ishin këto vepra. Në këtë situatë për pamundësinë e publikit të veprës në Venedik duhet të ketë ndodhur edhe dërgimi i një kodi dorëshkrim në Giorgio Cernoevici në Mal të Zi. Kjo mund të mos ketë që arsyeja e vetme se pse Beçikemi dërgoj aty një dorëshkrim por gjithmonë mbetet fakti se kishim të bënim me një familje e cila kishte lidhje të drejtpërdrejta gjaku me Skënderbenë dhe vetë Beçikemi shikohej edhe si një person i asaj familje. Vëllaj më i vogël i Giorgio Cernoeviçit, Maksimi, pra stërnipi i Gjergj Kastriotit i cili u lidh me turqit për të trashëguar pronat e të jatit e qojti edhe ai vehten Skënderbe. Ju shërbeu me besnikëri turqve por të bijat i martoi me katolikë. Sidoqoftë nënëshkrimi i kodit si një vepër e Marinit nga Shkodra duket më se normale mbasi njërzit e shtëpisë e dinin se Marini i Shkodrës ishte vetëm një. Tani rëndësi ka fakti se kemi të bëjmë me një kod të rëndësishmë qe na ndihmon jo vetëm për të ndjekur gjenezën e një vepre por edhe për faktin tjetër se këtë e marrim drejt përdrejt nga dora e autorit dhe jo nëpërmjet fallsifikimeve të Engjëlorve. Ndërkohë kemi një anallogji të plotë me kodin de bello Scodrensi që folëm më lart që tregon qartë se ka qënë një praktikë e zakonëshme pune e Beçikemit të pregatiste më shume se një variant deri sa realizonte variantin përfundimtar për botim. Tendenca për të mbrojtur një humanist të pa qënë si Marin Barleti jashtë kontekstit të kohës, jashtë ambientit familjar, jashtë humanizmit evropian e sa më larg autorit të vërtetë Marin Beçikemi krijon paradokse pa fund të cilat sot nuk mund të zgjidhen as me hamëndje, as me sugjerime e spekullime pseudokopetente dhe as me abuzime e fallsifikime historiografike. 28. VI. 2018

Kthehu mbrapa

Shto koment