Adem Jashari dhe Rade Šerbedžija

05.03.2018 (komentet: 0)

Disa fjalë për ata që nuk e dijnë se kush është Rade Šerbedžija edhepse do të kisha dëshirë që të tillë të ketë sa më pak.

Rade Šerbedžija dhe Bekim Fehmiu, pa kurrëfarë dyshimi, janë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave që kanë jetuar dhe vepruar në ish Jugosllavi. Është çështje e shijes dhe e neutralitetit të cilësohet se cili nga këta dy, si aktor, qëndron mbi tjetrin.

Daut Dauti

Mund t’ju rrëfej se si e njoh unë Rade Šerbedžija-n. Šerbedžija është aktor serb i nga Kroacia cili u detyrua ta lëshoj këtë shtet kur filloi shpërbërja e Jugosllavisë pasi që nuk pajtohej me luftën. Shkoi në Beograd dhe u përzu edhe nga ky vend për shkak se nuk pajtohej me regjimin e Millosheviqit. Madje, në një rast një nacionalist serb ju kërcënua që ta vriste duke gjuajtur me armë në një takim ku gjendej ai dhe u quajt ‘tradhëtar serb’.

Pastaj Šerbedžija erdhi në Londër për shkak se gruaja e tij, Lenka Udovički, kishte një post në ambasadën e Kolumbisë dhe punonte si aktore në kryeqytetin britanik. Aktorja e njohur Vanessa Redgrave, e cila angazhohej për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës, ia kishte lënë në dispozicion tërë zyrën e saj Rade Šerbedžija-s nga ku ai shpejt depërtoi në rolet e filmave më të njohur botëror. Tashti Šerbedžija është kthyer për të jetuar në Kroaci të cilin shtet ai e konsideron si vendin e tij.

Më duket se ka qenë viti 1995 ose 1996 kur nëpërmes Vanesës rashë në kontakt me Šerbedžija-n nga i cili kërkova që të më jepte një intervistë për revistën ZËRI. Ai pranoi me kënqësi. Kurrë nuk kam takuar serb sikur Šerbedžija-n që fliste me respekt të madh për shqiptarët. Mendonte se shqiptarët po keqtrajtoheshin nga regjimi i Millosheviqit dhe se meritonin të drejtat e tyre në Kosovë. Për Bekim Fehmiun fliste me një respekt sikur nxënësi i mirë që flet për ndonjë guru të tij të madh. Madje për Bekimin ai e komponoi dhe e këndoi këngën e njohur ‘Pjesma za Bekima’ (Ej Boro, beli Boro). Më tutje, Šerbedžija mendonte se aktorët më të mirë në Jugosllavi, si në teatër ashtu edhe në film, ishin shqiptarët. Së paku në intervistën që më dha mua dhe në bisedat në dy apo tri takimet që patëm, është deklaruar kështu.

Tashti shikojeni këtë video më poshtë. Aty flet një regjisor dhe skenarist (Luan Kryeziu) i cili është duke i bërë përgaditjet për një film në lidhje me Adem Jasharin. Këtu thuhet se për rolin e Adem Jasharit qenka lajmëruar (vullnetarisht) Rade Šerbedžija. Kjo nuk është e konfirmuar por po e marim se është e vërtetë.

Shiheni se si regjisori ynë, me një ‘nonchalance’, të tepërt edhe për Hollywood, e refuzon kërkesën e Rade Šerbedžija-s. Arsyeja? Për shkak se Šerbedžija është serb! Pra, shkak i refuzimit nuk janë cilësitë artistike të aktorit por nacionaliteti i tij. Regjisori ynë, me anë të filmit të tij për heroin tonë, Adem Jasharin, dëshiron të krijoj patriotizëm e jo art.

Ky ‘refuzim’ flet shumë. Flet për gjendjen tonë në Kosovë por edhe për mardhëniet shqiptaro-serbe ku arti, humanizmi, politika, muzika dhe letërsia janë ende pjesë e luftës që tenton të mos përfundoj.

Dhe, PO. Poenta ime është që Rade Šerbedžija lirisht mund ta luaj rolin e Adem Jasharit. Arsyet PRO janë të shumta kurse ‘arsyet’ CONTRA janë të pakta.

P.S. E kam të qartë se shumica e juaj e pëlqeni këtë postim por e keni vështirë ta qoni 'mausin' e ta shtypni 'like'.

Kthehu mbrapa

Shto koment