Thirrje për ndihmë
17.02.2016 (komentet: 0)
Të nderuar,
kësaj radhe po ju drejtohem me një thirrje për ndihmë. Fjala është për t’iu bashkuar një aksioni të ndërtimit të një shtëpie.
Një bijë e jona, Rahime (Mehmet) Ismaili, e cila jeton në Malishevë, kaherë ka mbetë e vejë. Rahimja jeton me djalin e sajë në një shtëpi aspak të përshtatshme për banim. Një grup i njerëzve bamirës në Malishevë ka nërmarrë një aksion që t’ia ndërtoj Rahimes një shtëpi. Është e udhës dhe njerëzore që këtij aksioni t’i bashkëngjiten edhe njerëzit tanë të cilët kanë mundësi të ndihmojnë.
Ndihmat do të dorëzohen te familjarët e Rahimes në Zvicër, gjegjësisht te djali i Demush Ismailit, Nexhati, në numrer wiber dhe telefon: +41765734095 dhe në Gjilan te djali i Basri Ismailit, Elhami, në këtë numër n; wiber dhe telefon: +37744306533.
Shpresojmë se ndërtimi i kësaj shtëpie do të filloj sa më parë, në mënyrë që kjo motër e jona të rehatohet dhe të bëjë një jetë normale dhe në kushte të përshtatshme jetësore.
Mbledhja e parave do të publikohet me emër dhe mbiemër në këtë grup të këtij rrjeti social Pra në grupin Kokaj (www.kokaj.net).
Ju falënderoj për mirëkuptim.
admin