Per ngjarjet e dates 10 Shtator

10.09.2013 (komentet: 0)

- Kryeministri Hashim Thaçi pret në takim Majlinda Kelmendin, kampione e botës në xhudo. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:15 - Vetëm pamje)

 

 

 

 



- Ministri i Financave Besim Beqaj, do të takoj përfaqësuesit e komunitetit të biznesit dhe shoqatave të prodhuesve dhe përpunuesve të produkteve bujqësore dhe ushqimore lidhur me politikat e reja fiskale për produktet bujqësore dhe ushqimore. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38,  ora 9:45) 

- Mbahet takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P - 37, ora 10:00)  

- Forum 2015 organizon konferencën promovuese të studimit "10 vjet Parlamentarizëm në Kosovë". (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë mban konferencën me temën ‘Implementimi i marrëveshjes në mes të Prishtinës dhe Beogradit - Dimensioni i Bashkëpunimit Policor’. (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-së, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, do të ketë një takim lamtumirës me ambasadorin e Italisë, Michael L.Giffoni. (Kabineti i Kryetarit, ora 11:00 - vetëm pamje)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit do të mbaj ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit 21. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 12:30)

- Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Maureen A. Shauket, do të nderojë ndërmarrësit e rinj nga e tërë Kosova. (Hotel Emerald, ora 14:30) 

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga organizon ceremoninë zyrtare të pritjes së Presidentit te Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 17:30)

 - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga zhvillon takim më Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 17:50 - vetëm pamje)

- Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Pahor drejtojnë takimin e dy delegacioneve shtetërore ku pas takimit mbajnë një konferencë për media. (Kuvendi i Kosovës, C-301, ora 18:05)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, do të takohet me  presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor. Kabineti i Kryetarit, ora 19:10 vetëm pamje)

Kthehu mbrapa

Shto koment