Ngjarjet e dites se sotme 8 Shtator

08.09.2013 (komentet: 0)

- Aleanca Kosova e Re organizon zyrtarizimin e kandidaturës së Faton Bislimit për Kryetar Komune të Gjilanit. (Lokalet e Hotelit Kristal në Gjilan, ora 13:00)

 

 

- Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Malishevë, organizon aktivitet në Ujëvarën e Mirushës qe ka për qëllim sensibilizimin e publikut për ruajtjen e mjedisit dhe përkujdesjen  e përkujdesjen e munguar institucionale të këtij potenciali turistik zhvillimor. (Ujëvara e Mirushës, ora 11:30)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media në të cilën do të prezantojnë pjesë nga Alternativa Qeverisëse Lokale në lidhje me çështjen e banimit të punëtorëve në shërbimin publik. (Zyrët qendrore të Lëvizjes prapa Teatrit kombëtar, ora 13:00)


- Lëvizja Vetëvendosje!, Qendra në Vushtrri do të bëj prezantimin e kandidatëve për asambleistë, në Kuvendin e Komunës së Vushtrri. (Restorant "Vicianum Petrol", magjistralja Vushtrri - Mitrovicë, ora 13:00)

Kthehu mbrapa

Shto koment