Ngjarjet e ditës 19 Shtator

19.09.2013 (komentet: 0)

- Organizata Ndërkombëtare për Migrim dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, me ratin e lansimit të Raportit te Fizibilitetit për Modelet e Lehtësimit të Investimeve organizon një punëtori ku do diskutohet dhe planifikohet se si rezultatet mund të zbatohet. ( hotel Sirius, ora 10:00)

 

 


- Gjykata e Apelit ka paralajmëruar familjen e Kasim Uka largimin nga banesa që është nën menagjimin e AKP-së. (Vushtrri, Rr. Dëshmoret e Kombit, përballë Kalas së qytetit, ora 8:45)

- Kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P - 31, 9:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës,mban Koferencë të jashtëzakonshme për Medie. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-303, ora 9:30)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)


- Ministri Stavileci, ambasadorja Jacobson, ambasadori Braathu dhe drejtori i programit “Mundësitë e Reja në Bujqësi”, Mark Wood, do të marrin pjesë në prezantimin e implementimit të projektit “Analizat e mostrave të qumështit”. (Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës në Fushë Kosovë, ora 10:30)

- Zyra e Bashkimit Europian mban konferencën e përfundimit të Projektit të Binjakëzimit të Bashkëpunim Evropian me Komunat që ka operuar nga Janari 2011 deri në shtator 2013. (Swiss Diamond Hotel, 10:30)

- Banka Botërore prezanton raportin "Analiza Mjedisore e Shtetit", rezultatet preliminare të së cilës qenë diskutuar në një punëtori më herët, tashmë është finalizuar. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës organizon konferencën për media me rastin e publikimit të Bruto Produktit Vendor për vitet 2004-2012, me qasjen e shpenzimeve, me çmime aktuale dhe konstante. (Ambientet e ASK-së, ora 11:00)

- Forca e Sigurisë së Kosovës përfundon trajnimin “Për menaxhimin e poligoneve”. (Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, në Ferizaj, ora 11:00)

- Qendra e Lëvizjes ! mban, konferencë për media në lidhje me rezultatet e mbledhura nga qytetarët në lidhje me kërkesat e tyre për Komunën e Podujevë. (Zyrët e Vetëvendosje!-s në rrugën “Lordi Bajron” nr. 65 në Podujevë, ora 12:00) 

- Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota do të inspektoj punimet në seksionet 7, 8 dhe 9 të autostradës “Ibrahim Rugova”. (Zona Industriale mes Prishtinës dhe Fushë-Kosovës, te Ura e Madhe, ora 13:30 - Transporti për gazetar para hyrjes së Qeverisë, ora 12:45)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Lipjan mban konferencë për media në lidhje me rezultatet e kërkesave që qytetarët kanë për përmirësimin e jetesës së tyre në Komunë. (Zyrët e Vetëvendpsje!-s, rruga “Marin Barleti”, nr 2, ora 13:00) 

- KDSHF "Genci" shafq për media dhe për adhuruesit e vet, Premierën Botërore të Filmit „This is The End" në Formatin Digjital. (Kinema ABC, ora 13:00)

- Kandidatja për kryetare të Komunës së Istogut, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi do të bëjë prezantimin e planit zhvillimor për bujqësi në Komunën e Istogut. (Restaurantin “Trofta”, në Istog, ora 13:00)

- Ministri Stavileci do të mbajë një ligjëratë rreth potencialeve për zhvillimin agro-rural, turistik dhe biznesor në rajone. (Instituti “Riinvest”, ora 13:00)

- Bëhet prezantimi i kandidatëve për Kuvendin Komunal të Lëvizjes Vetëvendosje!. (Shtëpia e Kulturës në Malishevë ora 13:00)

- Ambasadori gjerman, Peter  Blomeyer, Kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati dhe shefja e Zyrës Administrative në Veri, Adrijana Hoxhiq  përurojnë Qendrën Rinore “Diakonia” që është ndërtuar në afërsi të urës së Ibrit në Mitrovicë. (Afër urës së Ibrit në Mitrovicë, ora 14:00)  

-  Lëvizja Vetëvendosje organizon prezantimin e kandidatëve për këshilltarë të Kuvendit Komunal të Istogut. (Lokali “Caffe & Food City” në Istog, ora 18:00)

-  Kinemanë e Hapur Franceze do të shfaqet filmin “Jacquot de Nantes”. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-sëduke filluar nga ora 20:00)

Kthehu mbrapa

Shto koment