Ngjarjet e datës 9 Tetor

09.10.2014 (komentet: 0)

 


- Ministria e Shëndetësisë, Meditimi Transcendetal i Kosovës dhe Maharishi University of Management in Fairfield Iowa, USA organizojnë konferencën “Shëndeti i plotë i zemrës”. (Salla e Telemjekësisë të QKUK-së, ora 9:30) 


- Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Caritas Kosova, Komunën e Ferizajt dhe strehimoren për fëmijë “Shpresa dhe shtëpi e fëmijëve”, organizon ’’Konferencën nacionale kundër abuzimit dhe trafikimit me fëmijë’’. (Restorant Orchidea në Ferizaj në afërsi të Stacionit Trenit, ora 10:00) 

- Zyra e Bashkimit Europian në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, organizon një ceremoni me rastin e fillimit të projektit “Mbështetje për hartimin e Kodit Civil dhe të drejtat pronësore”, projekt ky i Financuar nga Zyra e BE-së. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në bashkëpunim me Misionin e USAID-t në Kosovë dhe me Ambasadën e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë organizojnë ceremoninë e inaugurimit të ndërtesës së sapo-rinovuar të Degës në Malishevë  të Gjykatës Themelore të Gjakovës. (Pranë Gjykatës së Malishevës, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota me bashkëpunëtorë, do të bëjë përurimin e disa projekteve infrastrukturore në komunën e Istogut dhe do të vizitojë projekte të tjera në realizim. (Fillimisht do të vizitohet ndërtimi i urës në fshatin Zallç, ora 11:00) 

- Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa do të vizitojë kopshtin “Integj” në Gjilan, ku aplikohet programi i arsimit gjithpërfshirës për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore. (Gjilan, ora 10:00)

- Ushtrues i Ministrit të Intergimeve Europiane, Gëzim Kasapolli do të mbajë konferencë për media lidhur me publikimin e Raportit të Progresit 2014 për Kosovën nga Komisioni Evropian. (Ndërtesa e Re e Qeverisë, salla P-32, ora 12:00)  

- Shërbimi Gjerman për Shkëmbim Akademik do të mbajë një prezantim të hapur rreth mundësive të marrjes së bursave për studime në universitete në Gjermani. (Amfiteatri i Degës së Gjuhës dhe Letërsisë Angleze të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës, ora 12:30) 

- Fakulteti i Arkitekturës në Kolegjin Universitar Dardania dhe Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës organizojn konferencën “Healthy Cities, Happy Cities”, që shtjellon çështjet e krijimit të qyteteve të këndshme dhe të shëndetshme. (Kolegji Universitar Dardania, ora 17:00)

Kthehu mbrapa

Shto koment