Ngjarjet e datës 9 Prill

09.04.2014 (komentet: 0)

- Departamenti për Kulturë Rini e Sport i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, organizon tryezën ku do të shpalosë Vizionin e partisë për kulturën, sportin dhe rininë. (Selia e AAK-së, ora 11:00)

- Ministri për komunitete dhe kthim në përcjelljen e bashkëpunëtorëve të tij do të vizitoj Komunën e Shtërpcës ku do të vizitoj familjet e rrezikuara Janicevic në fshatin Berevc. (Fshati Berevc në Shtërpce, ora 9:55)

- Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi viziton ndërmarrjen për përpunimin dhe shitjen e granitit, mermerit dhe qeramikës “Paradiso”. (Fshati Shkabaj, ora 10:00)  

- Ministri për komunitete dhe kthim në përcjelljen e bashkëpunëtorëve të tij do të vizitoj Komunën e Shtërpcës ku do të vizitoj familjet e rrezikuara Stankovic në Sevce. (Fshati Sevce në Shtërpce, ora 10:45) 

- Me rastin e shënimit të 6-të vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Drejtësisë, do të organizojë ceremoni solemne. (Biblioteka Kombëtare dhe Universitare, ora 11:00)


- Kryeministri Thaçi mban fjalë në ceremoninë e organizimit të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës. (Biblioteka Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, ora 11:00)

- Qendra për të Rinjtë e Kosovës organizon konferencë tematike me rastin e gjashtë vjetorit të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës. (Salla e lokalit “Konferenca Orion”, përballë Kino ABC, ora 14:00) 
  
- Misioni i OSBE-së do të publikojë një raport për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë gjatë një konference që do të mbahet nesër në Prishtinë. (Hotel Sirius, ora 15:00)

- NISMA e Rinisë për Kosovën, me prezencen e të rinjëve nga të gjitha qytetet e Kosovës, do të mbajë tubimin e saj themelues. (Salla e Kuqe  në Pallatin e Rinisë, ora 15:00)

Kthehu mbrapa

Shto koment