Ngjarjet e dates 7 Shtator
07.09.2013 (komentet: 0)
- Mbahet Konferenca dhe Panairi i Grave në Lidership dhe Ndërmarrësi, në kuadër të projektit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë “Ditët e Biznesit të Vogël”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 9:15)
- Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Mitrovicë organizon një konferencë për media. (Zyret e LDK-së në Mitrovicë, ora 10:00)
- Mbahet takimi i radhës të organizuar nga Federata Sindikale e Pavarur e Postës dhe Telekomunikacionit të Republikës së Kosovës, lidhur me qëndrimin e FSP-PTK-së,rreth situatës aktuale në PTK, si dhe kundërshtimin e procesit te Privatizimit te PTK-së. (Zyra e FSP-PTK-së, te ,,Qafa’’ ora 10:00)
- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencë për media në të cilën prezanton vlerësimin e progresit dhe dështimeve të institucioneve të Kosovës në përmbushjen e rekomandimeve që dalin nga vlerësimi i parë i Komisionit Evropian si dhe në përmbushjen e detyrimeve për liberalizimin e vizave që përfshin periudhën Qershor 2012 – Gusht 2013. (Hotel Sirius, 10:30)
- Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës “SHTAK” organizon hapjen e Festivalit të Verës, Rrushit, Ushqimit dhe Kultures në Rahovec. (Rahovec, ora 11:00)
- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga kryetari i Aleancës për Prishtinën, Besnik Tahiri, do të vizitojë ndërmarrjen “Termokom”. (Magjistrala Prishtinë-Gjilan, më saktësisht, ngjitur me kolegjin “Mehmet Akif”, ora 12:00)
- Këshilli organizativ i fshatit Malaj në Rugovë organizon vendosjen e gurthemelit të kompleksit memorial të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. (Fshatit Malaj, Rugovë, ora 13:00)
- Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Shtime do të bëj prezantimin e kandidatëve për asambleistë, në Kuvendin e Komunës së Sht