Ngjarjet e datës 4 Tetor

04.10.2013 (komentet: 0)

- Mbahet takimi i rradhës të “Komitetit Drejtues për Liberalizim të Vizave”. (Ndërtesa kryesore e Qeverisë, Sheshi Skënderbeu, salla P-38, ora 9:00)

 


- Instituti Demokratik i Kosovës organizon debatin në lidhje me procesin e privatizimit në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00) 

- Nën drejtimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, mbahet takimi i gjashtë i Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit. (Kuvendi i Kosovës, C-301, ora 10:00)

- Fakulteti i Shkencave Politike dhe Fakulteti për Media dhe Komunikim në Kolegjin UBT, organizojnë tryezë me temën ”Roli i medieve dhe shoqërisë civile në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit”. (Ambientet Kolegjit UBT, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, do të takohet me Roberto Gualtieri, shef i vëzhguesve të zgjedhjeve në Kosovë. (Kabineti i Kryetarit, ora 10:30 – vetëm pamje)

- Oda Ekonomike e Kosovës nënshkruan Memorandum bashkëpunimi me Institutin  Amerikan të Suksesit. (Salla 1 Tetori,ku po mbahet Panairi i Produkteve Bujqësore, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit të ndërtesës së rinovuar të Gjykatës Supreme të Kosovës. (Ndërtesa e Gjykatës Supreme, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës organizon aktivitete për Rini dhe Sport. (Pishina e Gërmis, ora 12:00)

- Partisë Demokratike e Kosovës hap fushaten zgjedhore në Mitrovicë. (Qendra e Kulturës "Rexhep Mitrovica", ora 12:00)

- Qendra Klinike Universitare e Kosovës, në bashkëpunim me ekipin e mjekëve nga Turqia, do të prezantoj punën e realizuar  në kuadër të Javës së Shëndetësisë Kosovë –Turqi. (Amfiteatri i Klinikës së Kirurgjisë, ora 12:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, fushatën zgjedhore e vazhdon me tubimet zgjedhore në Pejë. (Ambientet e Hotelit Dukagjini, ora 12:00)

- Partisë Demokratike e Kosovës hap fushaten zgjedhore në Vushtrri. (Vushtrri, ora 13:00)

- Partisë Demokratike e Kosovës hap fushaten zgjedhore në Lipjan. (Lipjan, ora 13:00)

- Aleanca Kosova e Re hap fushatën në Kamenicë. (Salla e Kulturës në Kamenicë, ora 13:30)

- Partisë Demokratike e Kosovës hap fushaten zgjedhore në Obiliq. (Obiliq, ora 14:00)

- Partia e Drejtësisë, Dega në Vushtrri, organizon tubim zgjedhor me rini. (Restourant Fortesa, ora 14:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës organizon hap fushaten në Dragash. (Zyrat e LDK-së në Dragash, ora 15:00 -  transporti për gazetarë para selisë së shtabit të LDK-së, në Prishtinë, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban fushaten për zgjedhjet lokale në Gjilan. (Teatri i Qytetit, ora 15:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban fushaten për zgjedhjet lokale në Prizren. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 15:00)

- Partisë Demokratike e Kosovës hap fushaten zgjedhore në Graçanicë. (Graçanicë, ora 16:00)

- Aleanca Kosova e Re hap fushatën në Prishtinë. (Pallati i Rinisë, Salla e Sporteve, ora 16:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës organizon hap fushaten në Prizren. (Te Shadërvani, ora 17:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, fushatën zgjedhore e vazhdon me tubimet zgjedhore në në Obiliq. (Në qendër të qytetit, ora 17:00)

- Aleanca Kosova e Re hap fushatën në  Vushtrri. (“Galeria 2”në Vushtrri, ora 19:30)

Kthehu mbrapa

Shto koment