Ngjarjet e datës 4 Prill

04.04.2014 (komentet: 0)

- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi do të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. (Ndërtesa e Kuvendit, Kabineti i Kryetarit, ora 9:15 - konferenca e përbashkët për shtyp, ora 9:45)



- Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike organizon Tryezë Pune me ç’rast do të prezantohet studimi mbi mundësitë teknike dhe ekonomike të integrimit të burimeve të energjisë nga era në Sistemin Transmetues të Republikës së Kosovës. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të pretë z. Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit të Republikës së  Shqipërisë (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00 -vetëm pamje)

- Ministrja e Integrimit Europian, Vlora Çitaku do të takohet me Kryetarin e Komunës së Gjilan, Lutfi Haziri. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 10:30)

- Ministri i Arsimit, Ramë Buja do të marrë pjesë në hapjen e edicionit të tetë të Panairit të Firmave Ushtrimore 2014, i cili organizohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Qendra Kosovare e Firmave Ushtrimore. (Pallati i Rinisë, Kulturës dhe Sporteve, ora 10:00) 

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta bën homazhe tek varri i ish-presidentit, dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:30)

- Organizata Jo-Qeveritare Emancipimi Civil Ma Ndryshe dhe UNDP  mbajn organizimin e përbashkët "hajde e merr pjesë"!, ku do të bëhet  lansimi i tre moduleve të reja të pjesëmarrjes në vendimmarrje. (Restaurant “Marashi”, Prizren, ora 11:00)

- Sindikata  e  Pavarur  e  Sektorit Privatë  të  Kosovës do të protestoi për rritjen e pagave. (Para  komunës  së Prishtinës, ora 11:00) 

- Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të jetë mysafir i klubit të debatit të Kolegjit “Pjetër Budi” ku do të bashkëbisedojë me studentë. (Amfiteatrin e Kolegjit “Pjetër Budi”, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi do të presë në takim Ministren e Drejtësisë dhe Policisë të Zvicrës, Simonetta Sommaruga. (Ndërtesa e re e Qeverisë, salla 914, kati XI, ora 11:15)

- Ministrja e Integrimit Europian, Vlora Çitaku do të takohet me Kryetarin e Komunës së Kllokotit. (Zyra e Kryetarit, ora 11:30)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta bën homazhe te varrezat e Jasharëve në Prekaz. (Prekaz, ora 11:45) 

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me ekipin qeverisës, do të mbajnë konferencë për media për ta prezantuar raportin e 100 ditëve të para të qeverisjes. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, salla 37, ora 12:00)

- Ceremonia e inaugurimit të qendrës inovative “Jakova Innovation Center”. (Objektin e ri në “Jakova Innovation Center”, në adresën rr."Sylejman Hadum Aga" nr. 189, në Gjakovë, ora 12:00)

- Ministrja e Integrimit Europian, Vlora Çitaku do të takohet me Kryetarin e Komunës së Vitisë. (Zyra e Kryetarit, ora 12:30)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian dhe Agjencinë Kadastrale, organizojnë takim me kryetarët e Komunave të Kosovës ku do të diskutohet  procesi i emërtimit të rrugëve në qytetet e Republikës së Kosovës. (Ndërtesën e Qeverisë, Salla P38, ora 13:00)

- Mbahet konferenca e rregullt e Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Zyrat e LDK-së, në Gjilan, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, do të mbajë ligjeratë në Universitetin për Biznes dhe Teknologji, me temën "Zonat e lira ekonomike dhe ndikimi i tyre në Republikën e Kosovës”. (Ambientet UBT-së, ora 13:00)

- Shoqata e Ndermarrjeve Ndertimore dhe Prodhuesve te Materialit Ndertimor organizojnë konferencë për media te rreth zvarritjes se dhënies së lejeve për ndërtim ne bazë të ligjit të aplikueshëm. (Ndërtesa e OEK-ut, ora 14:00)

- Kryetari i LDK-së, dr. Isa Mustafa, do të mbajë debat publik për Programin qeverisës të Lidhjes Demokratike të Kosovës me qytetaret e Gjilanit. (Teatri i Qytetit në Gjilan, ora 14:00)

- Ministrja e Integrimit Europian, Vlora Çitaku do të takohet me Kryetarin e Komunës së Lypjanit. (Zyra e Kryetarit, ora 14:30)

- Ministrja e Drejtësisë dhe Policisë të Zvicrës, Simonetta Sommaruga, do të bëjë vizitë në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gerdovc të Podujevës. (Burgu në Gerdovc, ora 15:45)

- Delegacioni i kuvendit te shqiperise mban takim i përbashkët me përfaqësuesit e komuniteteve pakicë në Kuvendin e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C-301, ora 16:00 vetem pamje) 

- Kryetari i LDK-së, dr. Isa Mustafa, do të takojë Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. (Zyrat e LDK-së, kompleksi “Qafa”, ora 16:45 - vetëm pamje)

- Me rastin e ditës ndërkombëtare të kafshëve endacake, "Facedog Kosova" së bashku me organizatën "Të bashkuar për kafshët" organizonë një aksion për të ushqyer kafshët endacake në të gjithë Kosovën. (Parku i Gërmisë, ora 17:00)

Kthehu mbrapa

Shto koment