Ngjarjet e dates 4 Korrik

04.07.2014 (komentet: 0)

 

 

- Nën protektoratin e Kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri dhe  nën organizimit  të drejtorisë për kulturë, bëhet promovimi i librit të 8-të të Prof. Dr. Nexhmedin Spahiut “Foshnjëria e Kombit Kosovar”. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 11:00)

- Këshilltarët e Kuvendit Komunal, të Partisë Demokratike të Kosovës dega në Gjilan,mbajn konferencë për media lidhur me dorëzimin në prokurori të kërkeses se PDK-se për inicimin e hetimeve për tre tenderë, ndaj kryetarit te Gjilanit Lutfi Haziri. (Selia e PDK-së në Gjilan, ora 12:00)

 

- Ceremonia e  diplomimit të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma “Skënderbeu”, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, ora 10:00) 

- ATRC publikon raportin "Fituesit dhe Humbësit: Kush përfiton nga korrupsioni i nivelit të lartë në sektorin e energjisë në Evropën Juglindore". (Hotel Sirius, ora 10:30) 

- Policia e Kosovës, bën lansimin e fushatës vetëdijësuese për pjesëmarrësit në komunikacion rrugor,  me qëllim të respektimit të rregullave në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve rrugore me moto ”Rrugë të mbarë dhe të sigurt gjatë pushimeve”. (PKK - Merdare, ora 11:00) 

- Mbahet takimi i Këshillit Konsultativ, në të cilën marrin pjesë Ministri i Financave Besim Beqaj,  përfaqësuesit e biznesit, udhëheqësit e Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës. (Ndërtesa e  Qeverisë së Kosovës, kati 11, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon performancën “Kryeministrat e Kosovës” përmes së cilës do të reagoj për situatën politike të krijuar në vend pas zgjedhjeve të 8 qershorit. (Sheshi “Nënë Tereza” para objektit të Qeverisë së Kosovës, ora 11:00) 

- Komuna e Prishtinës  vazhdon zën e dytë të dezinsektimit. (Lagja Bregu i Diellit, Lagja e Spitalit dhe Kalabria, ora 19:30)

Kthehu mbrapa

Shto koment