Ngjarjet e datës 30 Shtator

30.09.2013 (komentet: 0)

- Qendra Klinike Universitare e Kosovës fton të gjithë pacientët me probleme të ndërlikuara plastike pas djegieve si cikatrikse, kontraktura kelloide dhe deformitete se specialistët e kirurgjisë plastike nga Turqia, do të bëjnë vizitë për pacientët kosovarë. (QKUK, ora 9:00)

 



- Caritas Kosova në bashkëpunim me Ministrin e Punëve të Brendshme, organizojnë konferencën ndërkombëtare, me temën"Sfidat e Përbashkëta në luftën Kundër Trafikimit me Qenije Njerëzore në Rajonin Euro Mesdhetarë". (Ndërtesën e Qeverisë, ora 9:30)

- Programi i UN-Habitat-it për mbështetje komunale në Kosovë, së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, do të marrin pjesë në festimet e Ditës Botërore të Habitatit 2013. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë në bashkëpunim me Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione organizon punëtorinë për identifikimi e formave të bashkëpunimit me Kuvendin eKosovës  në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00) 

- Ceremonia e inaugurimit të Qendrës Tregtare të Grave ku gratë ndërmarrëse do të mund të shesin prodhimet e tyre natyrale dhe tradicionale, të sektorëve të ndryshëm. (Selia e “Gratë në biznes”, rruga “Robert Doll”, nr.5, Pejton, përballë kompleksit në ndërtim Kullat 40 katëshe, ora 11:00)

- Agjencia e Statistikave te Kosoves mban konferencë për media lidhur me publikimin “Anketa e Fuqise Punetore” për vitin 2012. (Aambientet e Agjencisë, ora 11:00)

-  Sihana Badivuku,violiniste drejtoreshe artistike e Kosova Kamerfest mban konferencë për media. (Hotel Victory, 12:00)

- Dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Mitrovicë, në bashkëpunim me Selinë Qendrore, organizojnë protestë kundër arrestimit të bashkëluftëtarëve Ismet Haxha dhe Nexhat Çubreli. (Sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë, ora 12:00)

- Universiteti Marin Barleti promovon vlerat e arsimit shqiptar, të ardhmen e tij tashmë pa kufij, nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë mes dy kombesh, por një gjuhe të vetme. (Hotel Swis Diamond, ora 16:00)

- Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Këshillin për Trashëgimi Kulturore organizojnë konferencën ndërkombëtare “Mbrojtja e trashëgimisë kulturore të luajtshme”. (Hotel Emerald, ora 18:00

Kthehu mbrapa

Shto koment