Ngjarjet e datës 3 Prill

03.04.2014 (komentet: 0)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 9:30)


- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)


- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të vizitojë kopshtin për fëmijë “Buzëqeshja”. (Afër stadiumit të qytetit, Prishtinë, ora  10:00)

- Bëhet prezantimin i Raporteve studimore të profileve të veçanta të sektorëve industrial në Kosovë. (Hotel "Nartel", ora 10:00)

- Ministri për komunitete dhe kthim do të vizitoj Komunën e Mitrovicës. (Kabineti i kryetarit të Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet konferencë e përbashkët në mes të Prokurorisë së Shtetit të Republikës së Kosovës dhe Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë. (Hotel Theranda në Prizren, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, merr pjesë në Ceremoninë e aplikimit të  personave me aftësi të kufizuar për dokumentet personale. (Objekti i e Agjencisë së Regjistrimit Civil, ora 11:00)

- Federata e Sindikatës së Pensionistëve dhe të Moshuarve të Kosovës mban konferencë për  media. (Objektet e MPMS, ora 11:00) 

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me ushtruesin e detyrës së drejtorit në Drejtorinë e Administratës, Muhedin Nushin, do të mbajnë konferencë për media. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, salla 37, ora 11:30)  

- Shefi i Bashkëpunimit i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Christof Stock do të vizitojë komunën e Vitisë. (Kuvendi Komunal në Viti, ora 12:00)  

- Sindikata e KEDS-it e cila është anëtare e BSPK-së, mban konferencë për media, lidhur me paralajmerimin për protestë dhe shkeljen e dispozitave të ligjit të punës. (Lokalet e BSPK-së, ora 12:00)

- Posta e Kosovës bën promovimin e pullave postare që i kushtohen Kampionatit Botërorë të Shotokanit. (Pallati i Sporteve,  ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve, bën publikimin e Hulumtimit me temë: “ Paga mesatare në Kosovë “pjesa e dytë e HNTP. (Salla e konferencave e AKB-së, ora 13:00)

- Shefi i Bashkëpunimit i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Christof Stock do të vizitojë komunën komunën e Ferizajt. (Kuvendi Komunal në Ferizaj, ora 13:30)

- Ministri i Financave Besim Beqaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Behxhet Haliti, marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës së shërbimit të tatimpaguesve – Sistemi për menaxhimin e radhëve në Mitrovicë. (Zyra rajonale e ATK-së në Mitrovicë, ora 14:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi do t’ia dorëzojë edhe zyrtarisht Federatës së Karatesë së Kosovës, tetë arena të karatesë - tatami, me standarde ndërkombëtare, që në total arrijnë një sipërfaqe prej 1152  m2. (Pallati i Rinisë, ora 14:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. (Kabineti i Kryetarit, ora 17:30)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, mbajnë konferencë për media. (Kuvendi i Koosvës, ora 18:15)

- Shoqata e Stomatologëve e Republikës së Kosovës organizon konferencën ndërkombëtare “Qasjet Bashkëkohore në Stomatologji”. (Hotelin “Emerald”, ora 19:00) 

- Shfaqet për media premiera Botërore e Filmit “NOAH” në 3D, me aktoret fitues të çmimeve OSCAR si Rusell Crowe, Jennifer Conelly, Anthony Hopkins, etj. (Kinema ABC, ora 22:00)

Kthehu mbrapa

Shto koment