Ngjarjet e datës 28 Shtator

28.09.2013 (komentet: 0)

- Programi për Arsim Themelor i USAID-it dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizojn Diten e dytë te konferencës Kombëtare te Vlerësimit e cila do të jetë e synuar për mësimdhënës, fasilitues shkollor dhe drejtorë të shkollave. (Fakulteti i Edukimit, ora 9:30)


 

 

 



- Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota me menaxherë të kompanisë “Bechtel&Enka” do të takohen me ministrin e Transporteve të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, në segmentin e parë të rrugës se kombit në Morinë, ora 11:00. (Transporti për gazetarë nga Ministria e Infrastruktures, ora 9:00)   

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! Deçan  mban konferencë për media në lidhje me rezultatet e mbledhura nga qytetarët lidhur me kërkesat e tyre për Komunën. (Zyrët e Vetëvendosjes në Deçan,  ora 11:00)

- Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic, së bashku me zëvendës kryeministrin dhe ministrin e Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovicin do të vizitojnë fshatin  Osojan, Komuna  e Istogut. (Fshati Osojan, ora 11:00)

- Kolegji Universum organizon "Hack Day Prishtina". (Objekti i Kolegjit Universum në Ulpianë, ora 11:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Istog mban konferencë për media në lidhje me rezultatet e kërkesave që qytetarët kanë për përmirësimin e jetesës së tyre në Komunë. (Zyrët e Vetëvendosjes në Istog, ora 11:00)

- Dega e LDK-së në Mitrovicë, përkatësisht nëndega Shala e Bajgorës do të mban tubim me qytetarë. (Shkolla fillore “Elena Gjika”, tuneli i Parë në Mitrovicë, ora 11:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Sharr, gjithashtu, mban konferencë për media në lidhje me rezultatet e mbledhura nga qytetarët lidhur me kërkesat e tyre për Komunën. (Zyrët e Vetëvendosjes në Sharr, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje bën prezantimin e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Vitisë. (Restorant “Lindi” në Viti, ora 12:00)

- Nën përkujdesjen e Kryeministrit Thaçi, mbahet Akademi Përkujtimore me rastin e shënimit të 15 vjetorit të Epopesë së Jezercit, në nderim të dëshmorëve Gursel dhe Bajram Sylejmani si dhe të gjithë dëshmorëve të Zonës Operative të Nerodimes. (Teatri Kombëtar, ora 14:00)

- Organizohet ekspozitë me veprat e dëshmorit të Kombit, njëherësh piktor, Gursel Sylejmani. (Foajeun e Teatrit Kombëtar, ora 15:00) 

- Lëvizja Vetëvendosjes në Artanë bën prezantimin ei kandidatëve për Kuvendin Komunal. (Fshati Llabjan, afër shkollës fillore “Asdreni”, ora 18:00)

Kthehu mbrapa

Shto koment