Ngjarjet e datës 27 Shtator

26.09.2013 (komentet: 0)

- Programi për Arsim Themelor i USAID-it dhe Ministria e Arsimit, organizojn konferencën e dytë të përbashkët dy-ditore të vlerësimit me temë “Përmirësimi i Kompetencave të Nxënësve Nëpërmjet Rezultateve të Vlerësimit”. (Fakulteti i Edukimit, ora 9:30)


 

 

 


- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të së Drejtës për të Ditur, OSBE organizon punëtori për zyrtarë të nivelit qendror e lokal, përfaqësues të mediave dhe të shoqërisë civile me temë qasjen në dokumentet zyrtare në nivel lokal. (Hotel Emerald, ora 9:45)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, do të takohet me  përfaqësuesit e Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës. (Kabineti i Kryetarit, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Organizata të shoqërisë civile nga Gjilani do t’i paraqesin rezultatet e nismave të tyre për të rritur pjesëmarrjen e publikut, e veçanërisht të të rinjve dhe grave, në vendimarrje në nivel lokal. (Restorant Bujana, Gjilan, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet dhe Financa (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Eulex mban konferencën për shtyp lidhur me hetimet rreth vdekjes së pjesëtarit të EULEX-it Audrius Senavicius. (Stacioni i policisë në veri të Mitrovicës, 11:00 - Policia e Kosovës siguron transportin prej stacionit të policisë në pjesën jugore të Mitrovicës, ora 10:15)

- Ambasadori i Sllovenisë në Kosovë Miljan Majhen do të takohet me Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gerxhaliun dhe biznesmen që kanë bashkëpunime  me kompani të ndryshme sllovene. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 11:00) 

- Ish drejtori i Entit për Sigurim Shëndetësor në Graçanicë Slobodan Denic i cili është edhe kandidat për kryetar të komunës së Graçanicës nga radhët e iniciativës qytetare “Simonida” mban konferencë për media lidhur me mashtrimet dhe keqpërdorimet në sistemin shëndetësor të Republikës së Sërbisë në Kosovë.". (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës/Transparency International Kosova (TIK) ju fton në debatin e radhës me temë: “Përshtatja e kritereve në Prokurimin Publik”,  me ç ‘rast do të publikohen edhe dy raste studimore që trajtojnë këtë problematikë. (Hotel Swiss Diamond,  ora 11:00)

- Kandidati i PDK-së për Prishtinë, Agim Çeku, do të mbaj konferencë për media. (Objekti i degës së PDK-së në Prishtinë, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota do të bëjë përurimin e rrugës që ështe asfaltuar ne komunën e Deçanit . (Në hyrje të Deçanit, ora 13:00) 

- "QeapHeimerer" në partneritet me akademinë gjermane Heimerer dhe Heimerer Schulen ne Gjermani, mban ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së parë të studentëve në degën e Pedagogjisë Profesionale në Shëndetësi - Fusha profesionale Infermieri. (Objektin i "QeapHeimerer", Lagja Veternik, afër hotel Gorenjes, ora 14:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota do të bëjë përurimin e fillimit te ndërtimit të rrugës së re në Junikut. (Junik, ora 14:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe komuna e Obiliqit së bashku shoqërine civile, zyra për punësim dhe biznesi privat do të nënshkruajnë një Pakt Territorial të Punësimit. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal në Obiliq, ora 14:00)

-  Dega e Aleancës Kosova e Re në Ferizaj mban konferencë për media. (Zyrët e AKR-së në Ferizaj, ora 18:00)

Kthehu mbrapa

Shto koment