Ngjarjet e datës 26 Shtator

26.09.2013 (komentet: 0)

- Dega e LDK-së në Gjilan do të mban Konventën programore dhe prezentimin i kandidatëve të LDK-së në Gjilan, e në të cilin do të marrë pjesë edhe Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa. (Teatri i qytetit, ora 17:00)

 

- Mbahet dita e tretë dhe e fundit e punëtorisë për rezistencën ndaj antibiotikëve. (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ora 9:00)

- Mbaget ceremonia e fillimit të punimeve për Projektin e Koogjenerimit “Përmirësimi i sistemit të ngrohjes qendrore në Prishtinë”. (Hapësirat e NP “Termokos”, ora 9:30)
 
- Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Dita e dytë e Panairit Financiar e cila ka për qëllim që të mbledhë akteret e sektorit financiar dhe ku do të ketë konferenca, forume, punëtori, si dhe ekspozues që do t’i prezantojnë produktet e tyre. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Organizata të shoqërisë civile nga Prizreni do t’i paraqesin rezultatet e nismave të tyre për të rritur pjesëmarrjen e publikut, e veçanërisht të të rinjve dhe grave, në vendimarrje në nivel lokal. (Restorant Marashi, Prizren, ora 10:00) 

- Në kuadër të Programit të BE "Kosova e Bukur" Zyra e Bashkimit Europian ekspozotn një numër të projekteve në veri të Kosovës. (Qendra Kulturore e informacionit te BE në Mitrovicë, ora 10:30) 
 
- Ne kuader te Festivalit te III-të të Teatrove të Kukullave, Teatri Kombëtar i Kukullave, Tiranë, Shqipëri  shfaq “Toka e shqipes”  (Skena e teatrit “Dodona”, ora 12:00)

- Qendra e Gruas “Dera e Hapur” organizon Panairin e  Artizanatit dhe Trashëgimisë Kulturore 2013, të nëntin me radhë, që organizohet në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Kulturore Evropiane në Kosovë. (Prishtinë, ora 12:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja do të përurojë objektin e ri të shkollës fillore në Qyshk të Pejës. (Fshati Qyshk, ora 13:00)

- KDSHF "Genci" shfaq për media premiern e fundit për majin shtator të sezonit vjeshtor „Runner Runner“ me Justin Timberlake, Gemma Arteron dhe Ben Affleck. (Kinema Abc, ora 13:00) 

- Delegacioni i Parlamentit të Danimarkës takohet  me Komisionin për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-1, ora 14:45)

- Kandidatja për kryetare të Komunës së Istogut nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, znj. Donika Kadaj-Bujupi do të bëj prezantimin e planit zhvillimor për shëndetësi në Komunën e Istogut. (Restaurantin “Trofta” në Istog, ora 15:00)

- Bëhet prezantimi i kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje! për Kuvendin Komunal të Shtërpcës. (Restorant “Firaja” në fshatin Firajë të komunës së Shtërpcës, ora 15:00)

- Delegacioni i Parlamentit të Danimarkës takohet me me Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-1, ora 15:30 - vetëm pamje)


Kthehu mbrapa

Shto koment