Ngjarjet e datës 26 Mars

26.03.2014 (komentet: 0)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon seminar kundër keqpërdorimit të drogës në Kosovë. (Villa Gërmia në Prishtinë, ora 9:00)




- Mbahet Tryeza e rrumbullakët “Ndikimi i transportit në cilësinë e ajrit në Komunën e Prishtinës”. (Hotel, Siriues, ora 9:00)

- Një delegacion i rrjetit "Demokracia në Veprim" do të zhvillojë takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, si dhe deputetët Visar Ymeri dhe Albulena Haxhiu. (Selia e Vetëvendosjes, Rr. UÇK, pranë objektit të PTK-së, ora 9:30

- Mbahet takimi nismëtar i projektit: “Modernizing the 3rd cycle at the University of Prishtina and Developing a PhD Program at the Faculty of Economics - MODPhD“; financuar nga Komisioni Evropian. (Fakulteti Ekonomik, UP, salla e profesorëve Kati i I, ora 9:30) 

- Instituti Demokratik i Kosovës /Transparency International Kosova mban debatin e  radhës me temë: “ Shpenzimi i parasë publike përmes prokurimit publik”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Ferizaj mban konferencë për media, në lidhje me 100 ditëshin e qeverisjes lokale në komunën e Ferizajt. (Zyret e Vetëvendosje në Ferizaj, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi, nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim policor.( Objekti i MBP-së, ora, 10:00)

- Bëhën homazhe dhe mbahet akademi përkujtimore para ceremonisë së e rivarrimit, të 19 personave të identifikuar, persona të zhdukur të luftës. (Varrezat e fshatit Krushë e Vogël - Prizren, ora 11:00)

- Kordinatori i Qendrës, Emrush Xhemajli mban konferencë për media në lidhje me 100 ditët e qeverisjes në Komunën e Ferizaj. (Zyrët e Vetëvendosjes në Ferizaj, ora 10:00)

 - Ministrja Vlora Çitaku, takohet me Klajda Gjosha, ministre e Integrimeve Evropiane të Republikës së Shqipërisë. (Kabineti i Ministres Çitaku, ora 10:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi merrë pjesë në ceremoninë e ri-varrimit të 27 personave të zhdukur të luftës në Suharekë. (Palestra e sportit – Suharekë, ora 10:50)

- Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, dhe Klajda Gjosha, ministre e Integrimeve Evropiane të Republikës së Shqipërisë, nënshkruajnë marrëveshje dhe mbajnë konferencë për media. (Salla e medieve P32, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja do të vizitojë Universitetin Publik “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku do të njihet më afër për punën që po bëhet në këtë universitet.(Gjakovë, ora 11:00)

- Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq do të vizitoj zyrën e Karitas Kosovës në Graqanicë, ku do të pritet nga kryetari i Karitasit të Kosovës, Viktor Sopi.(Graqanicë, ora 11:00)

- Drejtorja e zyres për Demokratizim dhe Qeversije pranë USAID-it Tanja Urkueta, Ambasadori Norvegjez në Kosovë Jan Braathu, Presidenti i Gjykatës Themelore në Ferizaj Bashkim Hyseni, Kreu i Këshillit Gjyqësor Enver Peci, inaugurojnë ndërtesën e re të Gjykatës në Kaçanik. (Kaçanik, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të mbajë dëgjim publik për Projektligjin për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-1, ora 11:00)

- Një delegacion nga Universiteti Pecs viziton Universitetin për Biznes dhe Teknologji. (Ndërtesa e UBT-së, ora 11:00)

- Këshilli Britanik në Kosovë në bashkëpunim me Galerinë e Arteve të Kosovës me rastin e hapjes se ekspozitës: Henry Moore- Grafika dhe Skulptura të përzgjedhura, një përzgjedhje e veprave të Henry Moore nga Koleksioni i Këshillit Britani mbajnë konferencë për shtyp. (Galeria e Arteve, ora 11:00)

- Bëhet përurimi i makinave të reja për larje, tharje dhe hekurosje, në vlerë rreth 200 mijë euro, donacion nga organizata Care for Kosova Kids dhe Kompania Imesa nga Holanda. (Lavatoren qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet aktivitet letrar “Woman’s scream” që organizohet në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë të Lëvizjes Mujeres Poetas Internacional, me seli në Republikën Dominikane. (Qendra Kulturore dhe Informative Europiane, ora 11:30) 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi merr pjesë në ceremoninë e ri-varrimit të 19 martirëve të fshatit Krusha e Vogël. (Varrezat e fshatit – Krusha e Vogël , ora 12:00)

- Drejtuesi i Grupit të anëtarëve të Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe Qëndron Kastrati, anëtar i Kuvendit, mbajnë konferencë për media në lidhje me problematikën mbi disa nga rastet që pritet të paraqiten në mbledhjen e Kuvendit Komunal të enjten.  (Selia e Vetëvendosjes, Rr. UÇK, pranë objektit të PTK-së, 13:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi takohet me znj. Klajda Gjosha, ministre e Integrimeve Evropiane të Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora, 13:45, vetëm pamje)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi viziton Doganat e Kosovës. (Ndërtesa e Doganës së Kosovës, ora 14:20)     

- Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Citaku, takohet me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri. (Komuna e Mitrovicës, ora 15:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të prezentojë para studentëve të Fakultetit Ekonomik të UP “Hasan Prishtina”, ku do të paraqesë Ofertën Ekonomike të AAK-së. (Hotel Sirius, ora 16:00) 

- Shfaqet filmi “Përballja me realitetin: pas cunamit dhe termetit në Japoninë lindore me 2011”. (Biblioteka Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, ora 17:00)

Kthehu mbrapa

Shto koment