Ngjarjet e datës 25 Shtator

24.09.2013 (komentet: 0)

- Vazhdon dita e dytë e punëtorisë për rezistencën ndaj antibiotikëve. (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Kati i IV, ora 9:00)

 

- Komisioni Qendor i Zgjedhjeve dhe Bashkimi Evropian do të nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptimi për Bashkpunim, lidhur me Zgjedhjet Lokale 2013. (selinë e Komisionit Qendror, ora 9:30)

- Shoqata e Bankave të Kosovës organizon Panairin Financiar e cila ka për qëllim që të mbledhë akteret e sektorit financiar dhe ku do të ketë konferenca, forume, punëtori, si dhe ekspozues që do t’i prezantojnë produktet e tyre. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Friedrich Ebert Stiftung dhe Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile organizojn tryezen e rrumbullaket me tem Bashkëfajtorë në mospunë - Analizë e punës së Këshillit Kombëtar për Integrim Europian në Kosovë. (Qendra e konferencave Orion, Rr. Rexhep Luci, përball kinemasë ABC, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosjes! Gjilan mban konferencë për media në lidhje me rezultatet e mbledhura nga qytetarët lidhur  me kërkesat e tyre për Komunën. (Zyrët e Vetëvendosjes në Gjilan, ora 11:00)

- Mbahen negociatat për nënshkrimin e protokollit për bashkëpunim dhe zhvillim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 11:00)

- Organizata Jo-Qeveritare Emancipimi Civil Ma Ndryshe organizon debat me temë “Të rinjtë dhe planifikimi urban në Prizren”. (Restaurant Marashi në Prizren, ora 11:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosjes! në Gjakovë mban konferencë për media në lidhje me rezultatet e kërkesave që qytetarët kanë për përmirësimin e jetesës së tyre në Komunë. (Zyrët e Vetëvendosjes në Gjakovë, ora 11:00)

- Kolegji Universum organizon konferencë me tem "Implikimet Financiare të Zgjedhjeve Lokale 2013". (Kampusi i Universum në Ulpianë, ora 11:00) 

- Mbledhja e komisionit për për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Aleanca Kosova e Re, mban konferencë të jashtëzakonshme për media. (Zyret e AKR-së, te "Qafa", ora 11:00)

- Ministria e Drejtësisë organizon ceremoni me rastin e hyrjes në fuqi të Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, ku me këtë rast do të bëhet edhe kalimi i Shërbimit Korrektues dhe Shërbimit Sprovues të Kosovës si dy organe Qendrore të Administratës Shtetërore në kuadër të Ministrisë. (Amfiteatrin e vogël, kati përdhes, objekti ish-Rilindja, salla 015, ora 11:00)

- Pas nënshkrimit te protokollit për bashkëpunim dhe zhvillim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë mbahet konferencë për media. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 11:20)

- EULEX-i do ta organizojë një ceremoni përkujtimore për Audrius Šenavičius në Aeroportin e Prishtinës ku mbetjet mortore do të kthehen në Lituani me një aeroplan ushtarak. (Transporti i gazetarëve nga vend parkimin para sallës kryesore të ardhjeve, ora 11:55)     

- Teatri i qytetit të Prishtinës "Dodona" nis Festivalin e III-të të Teatrove të Kukullave me shfaqejen “Doktori Ofmëdhemb”. (Skena e teatrit “Dodona”,ora 12:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosjes! në Malishevë, mban konferencë për media në lidhje me rezultatet e mbledhura nga qytetarët lidhur me kërkesat e tyre për Komunën.. (Zyrët e Vetëvendosjes në Malishevë, ora 12:00)

-  Mbahet takimi i radhës i Këshillit Ekonomiko o Social. (Ndërtesa e  Qeverisë, ora 13:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja do të përurojë objektin e shkollës së mesme në Gjilan. (Gjilan, ora 13:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosjes! në Therandë, mban konferencë për media në lidhje me rezultatet e kërkesave që qytetarët kanë për përmirësimin e jetesës së tyre në Komunë... (Zyrët e Vetëvendosjes në Therandë, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Kastriot bën prezantimin e kandidatëve për Kuvendin Komunal. (Pranë zyrës së Lëvizjes! në Kastriot, ora 17:00)

Kthehu mbrapa

Shto koment