Ngjarjet e datës 24 Shtator

23.09.2013 (komentet: 0)

- Si pjesë e Projektit shkencor të mbështetur nga Bashkimi Evropian për mbikëqyrjen e përdorimit të antibiotikëve dhe rezistencës mbahet punëtoria për rezistencën ndaj antibiotikëve. (Hotel Victory, ora 9:20)

 

 

 



- BIRN dhe Instituti GAP, mbajnë konferencë për media ku prezanton raportet për problemet më të mëdha me të cilat përballen banorët e Mitrovicës, Skenderajt dhe Vushtrrisë. (Hotel Palace, ora 10:30)

- Njësitet policore të Policisë nga Divizioni  i komunikacionit rrugor dhe  Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë do të zhvillojnë një aktivitet së bashku me nxënësit e shkollës fillore "Ismail Qemajli"  lidhur me sigurinë e komunikacionit rrugor. (Rruga Fehmi Lladrovci të konviktet e studenteve, ora 10:30)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit të urës qe do ti shërbej personelit të Manastirit të Deçanit për një lëvizje më të sigurt. (Afër Manastirit të Deçanit, ora 11:00)

- Në Qendrën Mediale në Çagllavicë mbahet konferenca për shtyp e Socialdemokracisë me temë "Zgjedhjet lokale në Kosovë". (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota do të vizitojë punimet që po kryhen ne zgjerimin e rrugëve nacionale M2- Prishtinë-Mitrovicë dhe M9 Prishtine-Pejë. (Rruga M2, përkatësisht nga fshati Mazgit i komunës së Obiliqit, ora 11:00)

-  Aleanca Kosova e Re, mban konferencë për media. (Ish-zyret e AKR-së, te "Qafa", ora 11:00)

- Kolegji  ISPE  organizon ceremoninë e diplomimit të gjenëratave të para Bachelor dhe Master. (Salla e Kuqe, ora 11:00)

- Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, do ta vizitojë Kolegjin Riinvest në kuadër të së cilës do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Kolegjit Riinvest dhe Këshillit Britanik. (Kolegji Riinvest, ora 11:50)

- Partia e Fortë organizon konferencë për media në të cilen do të shpalos pjesë nga projektet madhore të partisë në të mirë të kryeqytetit dhe qytetarit. (Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, ora 12:00)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës - “Dodona” mban konferencën për shtyp përkitazi me Festivalin e III-të të Teatrove të Kukullave që fillon të mërkurën. (Skena e teatrit “Dodona”, ora 12:00)

- Kolegji Riinvest organizon tryezen “Kontributi i Mbretërisë së bashkuar në zhvillimin ekonomik e social të Kosovës dhe vizioni për bashkëpunimin e ardhshëm”.  (Kolegji Riinvest, ora 12:00)

- Kolegji Riinvest organizon mbrojtjen publike të temave të diplomës nga pesë studentët e departamentit të Shkencave Kompjuterike në nivelin baçelor. (Kolegjin Riinvest, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje bën prezantimin e kandidatëve për Kuvendin Komunal. (Restorant “Arbëri” përballë gjimnazit në Klinë, ora 13:00)

- Mbahet akademia përkujtimore kushtuar dëshmorit të kombit Agim Ramadani. (Qendra e kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, ora 14:30)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, në partneritet me AUK, do të organizojë takimin lokal të Samitit për Mirëqenie të Shoqërisë. (Kampusi i AUK-it, ora 15:15)

- Pas takimit te rregullt të Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit, shefi i EULEX, Bernd Borchardt, Ministri, Hajredin Kuçi, dhe Shefi i Zyrës së BE, Samuel Žbogar, mbajn konferencë për shtyp. (Selinë e EULEX-it, ndërtesa e ish-Farmedit, ora 15:30)

- Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa do t’i takojë Kandidatët për Asamblenë Komunale të Prishtinës. (Zyrat e LDK-së në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë, ora 16:00)

- Prezantimi i projektit “Qendra Komerciale” në Mitrovicë, me moton “Nje mundesi me shume, Te investojmë për të ardhmen”. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” ne Mitrovicë, ora 16:30)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon prezantimin e kandidatëve për këshilltarë të Kuvendit Komunal. (Hotel Parku në Rahovec, ora 17:00)

Kthehu mbrapa

Shto koment