Ngjarjet e datës 24 Mars

24.03.2014 (komentet: 0)

- Mbahet konferencë para-ofertuese për Projektin e Brezovicës, me investitorët e huaj të parakualifikuar. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 9:00)

 


- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të flasë në konferencën para – ofertuese të Projektit për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 38, ora 9:00)   

- Ambasadorja amerikane Tracey Ann Jacobson mban fjalim në konferencën para-ofertuese për Brezovicën. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38, ora 09:30)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Legjislacion. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Në Departamentit i Mjekësisë Ligjore do të zhvillojë procedurat teknike të dorëzimit të rasteve të Suharekës, tek familjarët e tyre.  (Objekti i Departamentit të Mjekësisë Ligjore aferë QKUK-së, ora 10:00)

- Ambasadorja amerikane Tracey Ann Jacobson mban fjalim, me rastin e hapjes solemne të Javës së Grave. (Swiss Diamond, Salla Diar, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, viziton qendrën e qytetit dhe ben homazhe te shtatoret e heronjve të kombit, në Deçan. (Deçan, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës, mban konferencë për media ku do të prezantohen qëndrimet e KDI-së mbi rrjedhën e punimeve të seancave plenare të Kuvendit të Kosovës gjatë dy javëve të kaluara. (Zyret e KDI-së, Rr. Bajram Kelmendi nr. 38, ora 11:00)

- Kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, takohet me Kryetarin e Komunës, së Deçanit Rasim Selmanaj. (Kabineti i kryetarit, ora 11:15)

- Mbahet Seanca solemne e Asamblesë Komunale të Deçanit, ku Lulzim Basha do t’i ndahet Çmimi Qytetar Nderi i Komunës së Deçanit. (Salla e Kuvendit komunal, ora 11:30)

- Filloi procesi i asgjësimit/shkatërrimit të materialit zgjedhor të Zgjedhjeve Lokale 2013.  (Qendra e numrimit te rezultateve në Fushë Kosovë, ora 12:00)

- Bëhen Homazhe në Kompleksin Memorial të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Gllogjan, ora 12:00)

- Marshit protestues që do të niset nga Sheshi Shadërvan deri tek Shtëpia e Bardhë. (Sheshi Shadërvan, ora 12:00)

- Bëhën homazhet te lapidari i dëshmorit të kombit Bedri Ahmetit. (Fshati Llapashticë, Podujevë,  ora 12:00)

- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i MBPZHR-s­ë, Blerand Stavileci, do të takohen me rreth 300 prodhues të patates dhe perimeve të tjera në fshatin Pestovë të Vushtrrisë. (Pestovë, ora 13:00)

- Mbahen Manifestimi Qendror “Epopeja e Dukagjinit”. (Gllogjan, ora 13:00)

- ICK në bashkëpunim me Art Home shënoojn Ditën Botërore te Ujit. (Ambientet e Innovation Centre Kosovo, ora 13:00)

- Bëhën homazhet te lapidari i dëshmorit Sabit Rrahmani. (Fshati Dobratin, Podujevë,  ora 13:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme të Republikes se Kosoves  Enver Hoxhaj, viziton Odën Ekonomike të Kosovës, ku edhe nënshkruan edhe Memorandumin e bashkëpunimit  me OEK-un. (Zyret e OEK-ut, ora 14:00)

- Bëhën homazhet te lapidari i Dëshmorëve në fshatin Repë. (Fshati Repë, Podujevë, ora 14:00)

- Këshilli themelues i NISMA për Kosovën në Pejë do të mbaj tubimin e saj themelues. (Salla e Kino Teatrit “Jusuf Gërvalla” në Pejë, ora 15:00)

- Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, do të fillojë debatet publike për Programin qeverisës të Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Restorant ”Koha 3”, Pejë, ora 16:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj do të mbajë konferencë për media ku do të prezantojë kërkesat dhe ofertat e investitorëve gjatë takimit. (Salla e konferencës për media,  P-32, ora 17:00)

- Mbahet Akademia përkujtimore e dëshmorëve të Llapit. (Teatrin e Podujevës, ora 17:00)

Kthehu mbrapa

Shto koment