Ngjarjet e datës 22 Nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës do të publikoj “Rezultatet e Anketës mbi Remitancat në Kosovë 2012” , i përkrahur nga projekti “Angazhimi i Diasporës në Zhvillimin Ekonomik” i implementuar bashkërisht nga UNDP dhe IO

22.11.2013 (komentet: 0)

Ngjarjet e datës 22 Nëntor

 

 




- Agjencia e Statistikave të Kosovës do të publikoj “Rezultatet e Anketës mbi Remitancat në Kosovë 2012” , i përkrahur nga projekti “Angazhimi i Diasporës në Zhvillimin Ekonomik” i implementuar bashkërisht nga  UNDP dhe IOM, me financimin e Qeverisë së Finlandës. (Ambientet e ASK-së, ora 9:00)

- Bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit për përcaktimin e parimeve bazë lidhur me themelimin dhe funksionalizimin e  Koordinatorit Kombëtarë për Luftimin e Krimit Ekonomik, me qëllim të rritjes së efikasitetit në ndjekjen e kryesve të veprave penale, sekuestrimin dhe konfiskimin e dobisë pasurore të fituar me vepër penale. (Ndërtesa e Ministrisë së Drejtësisë, ora 9:30)

- Mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P - 31, ora 10:00) 

- Mbahet mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm mban konferencë për media, ku do të reagoj në lidhje me tendencat e futjes së Trepces në bisedimet politike me Serbinë. (Qendra informative dhe kulturore e BE-së, tek Sheshi Nëna Terezë, ora 10:30) 

- Mbaet ceremonia e perpunimit të vepres "Hasan Prishtina"  vlerë sublime e kombit të autorit prof.dr.Muhamet Pirraku. (Instituti Albanologjik, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e radhes e Këshillit Ekonomik Social. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 11:00)

- Mbledhja e komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00) 

- Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës do të organizojë seminarin ndërkombëtar Germia Hill Talks me temë “Sfidat e ndërhyrjes humanitare në kontekstin e pas 11 shtatorit: Rastet e Kosovës dhe Sirisë”. (Hotel Sirius, ora 11:30)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin Nr.04/L- 226 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen e konkurrencës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 12:00)

- Jamie P. Rubin do të jetë i ftuari i nderit dhe folësi në Gala mbrëmjën e Fondit Kosovaro Amerikan për Edukim “A Fireside Chat with Jamie Rubin”. (Sheshi 21, ora 19:00)

- Mbahet koncerti i Korit të Filharmonisë ku do të interpretohen vepra të kompozitorëve shqiptar të pa dëgjuar me parë nga publiku i Kosovës, Gjergj Lapacaj dhe Jan Kukuzeli. (Kisha katolike “Shën Ndou” në Prishtinë, ora 20:00) 

- Ndryshe nga konferencat e zakonshme të dizajnit, REDO mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Dizajnit Grafik me një performancë muzikore të duos nga studio e dizajnit Our Polite Society. (Bari MHZ, ora 22:00)

Kthehu mbrapa

Shto koment