Ngjarjet e datës 22 Mars

22.03.2014 (komentet: 0)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pret në selinë e AAK-së, veprimtarin e shquar Nikë Gjeloshin, i cili aderon në AAK.(Selia e AAK-së, ora 11:00)


- Mbahet konferenca për shtyp me rastin e lansimit të modulit "Sherbime Keshilluese" në portalin "Ferma Ime".(Qendra për Kulturë dhe Informim e BE-së, ora  12:00)

- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi viziton  vreshtat e Rahovecit.  ( Pikë takimi për media është Shtëpia e Verës në Rahovec , ora 12:30)

-  Shfaqet Premierëa Botërore e Filmit ”TINKERBELL: The Pirate Fairy”, përralla më e re për Zanën Pirate e cila do të shfaqet për Media dhe publik.(Kino, ABC,  ora 14:00)

- Këshilli themelues i NISMA për Kosovën në Ferizaj do të mbaj tubimin e saj themelues. Në këtë tubim do të marrin pjesë edhe udhëheqësit e lartë të NISMA për Kosovën. (Teatri“Adriana Abdullahu” në Ferizaj, ora 15:00)

-  Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, do ta vizitojë kompaninë Devolli Corporation dhe Elkos Group.(Devolli Corporation (Zyret qendrore, Zahir Pajaziti,  Magjistralja Pejë - Prishtinë, në afërsi të Terminalit Doganor - Pejë, ora 15:30)

- Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, mban takim me biznese me temë: "Rritja e bashkëpunimit në mes bizneseve Kosovë- Shqipëri".(Hotel Dugagjin, ora 17:00)

Kthehu mbrapa

Shto koment