Ngjarjet e datës 21 Shtator

21.09.2013 (komentet: 0)

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Junik mban, konferencë për media në lidhje me rezultatet e kërkesave që qytetarët kanë për përmirësimin e jetesës së tyre në Komunë. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 10:00)

 


- Fatmirë Limaj bënë pritje për të gjithë ish luftëtarët e UÇK-së, invalidët e luftës, familjarët e dëshmorëve  dhe gjithë qytetarët që dëshirojnë për ta takuar pas lirimit nga burgu. (Kompleksi i Varrezave të  Dëshmorëve në Kleçkë, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje bën prezantimin e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Lëvizjes! në Ferizaj. (Zyrët Vetëvendosjes, rr. “Ahmet Kaqiku” nr. 37, përballë hekurudhës, në Ferizaj, ora 11:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Vushtrri, gjithashtu, mban konferencë për media në lidhje me rezultatet e mbledhura nga qytetarët në lidhje me kërkesat e tyre për Komunën. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa do të vizitojë Degën e LDK-së në Gjilan. (Teatrin e Qytetit, ora 14:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media në të cilën do të prezantohen pjesë nga Alternativa Qeverisëse Lokale në lidhje me çështjen e menaxhimit të tregjeve në Prishtinë dhe formave të përkrahjes së prodhuesve vendor. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes! prapa Teatrit kombëtar, ora 14:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! Dardanë  mban, konferencë për media në lidhje me rezultatet e mbledhura nga qytetarët në lidhje me kërkesat e tyre për Komunën. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje bën prezantimin e kandidatëve për këshilltarë të Kuvendit Komunal në Kaçanik. (Zyrët Lëvizjes Vetëvendosje!, rr. “Idriz Seferi” pa nr. në qendër të Çarshisë së Vjetër, në Kaçanik, ora 16:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa do të vizitojë Degën e LDK-së në Malishevë, përkatësisht nëndegën Astrazub. (Astrazub, ora 17:00)

-  Aleanca Kosova e Re organizon tubim madhështor për prezantimin e kandidatit për Kryetar të Komunës së Lipjanit, Basri Demirin, si dhe prezantimin e kandidatëve për Asamblenë e Kuvendit të komunës. (Ambientet e restorantit “Agi” në Lipjan, ora 18:00)

Kthehu mbrapa

Shto koment