Ngjarjet e datës 21 Gusht
21.08.2013 (komentet: 0)
- Presidentja Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga ministri Blerand Stavileci, do ta vizitojë Plantacionin e kultivimit të manaferrave të familjes Morina në fshatin Loxhë të Pejës, në kuadër të promovimit të prodhimeve bujqësore vendore. (Fshati Loxhë, Pejë afër shkollës së fshatit, ora 9:00)
- Departamenti i Shpronësimit do të mbajë Dëgjim Publik me banorët e Zonave Kadastrale Prishtinë dhe Shkabaj lidhur me Projektin e Kogjenerimit të Ndërmarrjes Publike Termokos për instalimin e gypave për ngrohje qëndrore nga KEK-Sh.A Obiliq deri në Prishtinë. (Salla e KK Prishtinë, ora 11:00)
- Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës prezentoni në ri-organizimin e Kuvendit të Degës të -së PDAK në Komunën e Lipjanit, ri-organizimi i Kuvendi të Degës të PDAK-së. (Hotel resturant ,,Laura'' Lipjan, ora 12:00)
- Kryetari i Aleancës për Prishtinën dhe kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Besnik Tahiri, mban konferencë për media, me temë kundërshtimin e Planit Zhvillimor të Prishtinës. (Selia e Aleancës për Prishtinën, në sheshin “Nënë Tereza”, ora 12:00)
- Kabineti për Qeverisje të Mirë i Degës së PDK-së në Prishtinë mban mbledhjen e rregullt dhe menjëherë pas mbledhjes do të ketë konferencë për shtyp. (Selia Degës se PDK-së Prishtinë, mbrapa Teatrit Kombëtar, ora 13:00)
- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, takon strukturat drejtuese të AAK-së, kryetarët e degëve të partisë, kandidatët e AAK-së për kryetarë komunash, strukturat e AGK-së dhe të ARK-së. (Selia qendrore e AAK-së, ora 16:00)
- Projekti i UNDP-se - SMILE në bashkëpunim me DokuFest, do të organizojë një debat. (Hamami i Prizrenit, ora 17:00)
- Qendra rinore "Pjeter Bogdani organizon tribune kushtuar martireve te Ulpianes. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 20:00)
- Programi "Pse varfëria" shfaq filma me dy dokumentarë shumë të rekomanduar: "Të mjerët ne: Historia e animuar e varfërisë" dhe "Na jep paratë." (Kino Kalaja, Prizren, ora 22:00)
- Shfaqet filmi i shkurtër artistik "Bashkë", film ky i Arta Dobroshit, që gjithashtu është kampione e UNDP-së për OZhM-të dhe që dërgon një mesazh shumë të fuqishëm mbi çështjen e varfërisë në Kosovë. (Kino Kalaja, Prizren, ora 23:00)