Ngjarjet e datës 20 Mars

20.03.2014 (komentet: 0)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, viziton Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. (Klinika e Pediatrisë, ora 9:00)

 

 

- Me ftesë të Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti vjen në Prishtinë një delegacion nga Zagrebi i drejtuar nga Kryetari i Zagrebit, Milan Bandić.  (Ndërtesa e Komunës së Prishtinës, ora 9:30)

- Mbahet konferenca për "Ditën e Odave Ekonomike të vendeve të CEFTA-s". (Hotel Sirius në Prishtinë, ora 9:45)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja do të marrë pjesë në ceremoninë përmbyllëse të projektit MAShT – BE “Trajnimi i mësimdhënësve, ngritja e kapaciteteve për komunat dhe drejtorët e shkollave”. (Fakulteti i Edukimit në Prishtinë, ora 10:00)

- Mbahet Ceremonia solemne të Diplomimit të Gjeneratës së parë të Akademisë Zhvillimore të Kosovës dhe nisjes së klasës së dytë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Kryetari i LDD-së, Akademik Nexhat Daci, pret në një takim liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj. (Selia e LDD-së, ora 11:00)

- Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Kryetari i Zagrebit, Milan Bandić, mbajnë Konferencë për media. (Holli i Ndërtesës së Komunës, ora 14:00)

- Mbahet akademi përkujtimore me rastin e 15 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit, prof.Selim Berisha.(Kino, ABC, ora 15:00)

- Ambasadori i Republikës së Kroacisë për nder të vizitës zyrtare të Kryetarit të Zagrebit, organizon pritje zyrtare.(Hotel Emerald, ora 19:00)

Kthehu mbrapa

Shto koment