Ngjarjet e dates 20 maj

20.05.2014 (komentet: 0)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Prishtinë, Samuel Zhbogar. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 8:30)

 





- Nën drejtimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, mbahet takimi i Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës. (Kuvendi i Kosovës, C-301, ora 9:00)

- Kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 9:30)

- Ceremoninë e certifikimit  të pjesëtarëve të FSK-së me rastin e përfundimit të trajnimit bazik me temë “Organizimi dhe Funksionimi i Bashkëpunimit Civilo –Ushtarak në Mbështetje të Operacioneve Civile”. (Kazerma e FSK-së në Pomozotin afër Sllatinës, ora 10:00)

- Ministria e Drejtësisë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të mbajnë konferencë për ndërmjetësim. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Shëndetësisë, do të prezantojë të dhënat e fundit të gjendjes perinatale për vitin 2013, dhe do të diskutohet për prioritetet dhe adresimin e problemeve drejtë pёrmirёsimit tё shëndetit tё nënave dhe fёmijёve nga ekspertet shëndetësorë të fushës përkatëse. (Hotel Sirius, ora 10:00) 

- Instituti i Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit dhe OJQ-në Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar organizojn tryezën me temë “Drejtësia në zgjedhjet parlamentare 2014”. (Hotel Kristal në Gjilan, ora 11:00)

- Oden Ekonomike te Kosoves do ta vizitoj nje delegacion nga Oda Ekonomike e Çekise ku do te nenshkruhet edhe nje memorandum bashkepunimi ne mes te dy Odave. (Lokalet e OEK-ut, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e përurimit të objektit të ri të hemodializës, investim prej 3 milionë eurove nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë, përkrahur edhe nga donatorët e ndryshëm. (Qendra Klinike Universitare të Kosovës, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës Botërore të Metrologjisë, Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, që vepron në kudëar të MTI-së, do të organizojë një takim solemn për këtë ditë, si dhe do ta inaugurojë Laboratorin për Përgtitjen e Ujëmatësve për Verifikim në Prizren. (Restoranin “Marash” në Prizren, ora 11:00)

- Aleanca Kosova e Re organizon konferencë për media ku do të marrë pjesë Presidenti i kësaj partie, Behgjet Pacolli. (Zyret e AKR-së, të Qafa, ora 12:00) 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media lidhur me bujqësinë, në të cilën do të flasin Albin Kurti, Salih Salihu, Driton Çaushi dhe Tahir Tahiri. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje!, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban tubim me qytetarë në të cilen do të flasin Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Gani Krasniqi dhe Muhamet Bytyqi. (Restorant “Bimi” në Malishevë, ora 15:00)

- Këshilli themelues i NISMA për Kosovën në Istog, do të mbaj tubimin e saj themelues. (Shtëpia e Kulturës “Adem Jashari ” në Istog, ora 17:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban tubim me qytetarë në fshatin Samadraxhë të Komunës së Therandës. Flasin Albin Kurti, Albana Gashi, Ibish Ahmeti dhe Mazllum Baraliu. (Shkolla Fillore “Dituria”, ora 17:00)

Kthehu mbrapa

Shto koment