Ngjarjet e dates 2 Korrik

01.07.2014 (komentet: 0)

 




- Mbahet debati publik me temën „Të arriturat dhe sfidat në komunën e Graçanicës pas zgjedhjeve lokale të muajit nëntor“. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)


- UNDP do të lansojë Pulsin e pare Publik për çështje gjinore, dokument ky që ofron  një përmledhje të përceptimeve të kosovarëve lidhur me aftësitë udhëheqëse të grave dhe pjesmarrjen e grave në aktivitetet shoqërore dhe politike, në një konferencë për media. (Ndërtesa e UNDP-së, ora 11:00)

- DokuFest, Fondacionit IPKO dhe Fondacioni Share mbajn konferencën për media ku do të shpalosen detaje rreth DOKU:TECH, një ngjarje 4-ditore e fokusuar në teknologji, inovacionin digjital, lirinë e internetit, dhe ekonominë e të dhënave e cila do të mbahet prej 19-22 gusht 2014 në Prizren. (IPKO Foundation -  Rruga: Hajdar Dushi nr 3, afër Radio Dukagjinit, ora 11:00)

- Këshilli Grevistë i Puntorëve Administrativ të UP-së mban konferencen për shtyp ku do të njoftoj në lidhje me hapat e metutjeshem te cilët do t'i ndermarr në lidhje me Greven e Puntorëve Admistrativ të UP-së. (Fakulteti Fiolozofik, ora 12:00) 

- Bashkimi i Sintikatave të Pavarura të Kosovës organizon konferencë për media lidhur me shtrenjtimin e energjise elektrike. (Lokalet e BSPK-së, ora 13:00)

- Mbahet koncerti i përbashkët të orkestrit Frymorë të Forcës së  Sigurisë së Kosovës dhe Orkestrin Frymorë të  Gardës Kombëtare nga shteti i IOWA i SHBA-së. (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 18:00)

- Komuna e Prishtinës  nis fazën e dytë të dezinsektimit. (Lagja Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Bërnice (Rreth Përroit), Vreshtat dhe Kolovica, ora 19:30)

Kthehu mbrapa

Shto koment