Ngjarjet e datës 19 Mars

19.03.2014 (komentet: 0)

- Qendra për të Rinjtë e Kosovës organizon ligjëratë për studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” me veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare Adem Demaçi me temë “Studentët dhe roli i tyre në shoqërinë shqiptare”. (Amfiteatri i vogel A2 i Fakultetit Juridik, ora 16:00)

 

- Vazhdon Seanca e Kuvenditë të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

 - Ministria e Punëve të Brendshme organizon konference për rolin dhe rëndësinë e shërbimeve lokale dhe ato rajonale. (MItrovicë, ora 10:00)

- Vazhdon aktivitet i Drejtorisë së Inspeksionit në lagjen Pejton. (Takimi me gazetarët bëhet pranë ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese, ora 10:00) 

 - Kompania Canon organizon per të gjithë Kameramanët dhe Fotografët prezantimin  në lidhje me tendencat e reja në fushën e Video/Foto pajisjeve. (Hotel Victory, ora 10:00)

- Ministria e Financave organizon ceremonin e nënshkrimit të marrëveshjes për financim  për përmirësimin e sistemit të ngrohjes qendrore në Prishtinë. (Ndërtesa e  Qeverisë,  kati 11- salla e konferencave, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës organizon pranim-dorëzimin e 117 instrumenteve muzikore të donuara nga qeveria japoneze për Filarmoninë e Kosovës. (Teatri Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- Oda Ekonomike Amerikane dhe Oda Ekonomike e Kosovës, mbajnë konferencë lidhur me zhvillimet ekonomike brenda ambientit të të bërit biznes gjatë tre muajve të fundit. (Zyret e Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti mban takim publik me higjienistët, për t’i njoftuar ata në lidhje me kontratën për pastrimin e objekteve shëndetësore në Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit do të mbaj ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit 24. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 12:30)

- Komuna e Prishtinës mban mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së Dr.Gani Demolli. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal, ora 14:00)


- Organizohet panel me shkrimtarin  dhe kritikun  letrar nga Turqia Ömer Lekesiz me tematikën " Pse Duhet të Mirremi me Artin dhe Letërsinë". (Qendra Kulturore Turke Yunus Emre- Prishtinë, Lagja Pejton, rr.Muji Ulqinaku,nr.20, ora 17:00)

Kthehu mbrapa

Shto koment