Ngjarjet e dates 19 maj

19.05.2014 (komentet: 0)

Landi i Tirolit të Austrisë organizon për herë të parë në Kosovë, Ditën e Gjelbër dhe Ditën e silazhit të barit, më 19 maj 2014 në Gurakoc të Istogut. (Komuna e Istogut - Gurakoc, ora 10:00)


- Organizata Green Art Center – Prishtina organizon ekspoziten në kuadër të projektit I WANT ART ku do të ekspozohen punimet dhe aksesuarët e krijuar nga të rinjtë e degës së Down Syndrome Kosova në Prishtinë. (Sheshi Nënë Tereza, ora 10:00) 

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Këshilli i Prishtinës për Marrëdhënie me Jashtë organizojnë Panel Diskutimi me temë: "Politika e Jashtme e Francës ndaj Kosovës". (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 10:30)

- Ministri per komunitet dhe kthim Dalibor Jevtic takohet me perfaqesuesi specijal i Bshkimit Evropian  në Kosovë Samuel Zhbogar. (Objekti i ministrisë për komunitet dhe kthim, ora 11:00) 

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa, merr pjesë në një tryezë për Shëndetësi. (Salla e konferencave “Orion”, përballë Kino “ABC, ora 11:00)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës - “Dodona” mban konferencën për shtyp, që ka të bëjë me premierën e shfaqjes “Vernisáž”, të dramaturgut çek Václav Havel, me regji të profesorit Astrit Kabashi. (Teatri i Dodona, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në takim me përfaqësuesit e bizneseve të përpunimit të drurit. (Restorant “Kristal”, Greme, ora 13:00) 

- Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit mban konferencën e organizuar lidhur me zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit 2014. (Ndërtesa e ish bankës së Lubjanës, kati i katërt, ora 13:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj viziton fabrikën e prodhimit të dyerve dhe dritareve “Kastrioti” dhe firmës “Top-Reklama”. (Pejë, ora 13:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa, viziton kompaninë  “Osa Termosistemi” në Rahovec. (Rahovec, ora 13:30) 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në takim me studentët e Kolegjit AAB, në Ferizaj. (Kolegji AAB, Ferizaj, ora 14:00) 

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa, viziton verarinë “Bodrumi i Vjetër” në Rahovec. (Rahovec, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! bën prezantimin e kandidatëve të saj për deputetë në Kuvendin e Kosovës. (Salla e kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 14:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj viziton fermën më të njohur të lopëve në Kosovë me pronare Tabe Bajraktari. (Pejë, ora 14:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në përurimin e projektit të ndërtimit të një lagjeje të re, në Ferizaj. ( Rruga “Driton Fazliu”, afër fabrikës së bukës, Ferizaj, ora 15:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa, viziton fermën e pulave në Rugovë të Hasit. (Rugovë e Hasit, ora 15:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj mban tubimi qendror tematik - “Sundimi i Ligjit”. (Kampi Karagaq, në Pejë, ora 16:45)

- Jasser Auda profesor në Fakultetin Islamik të Katarit në Doha mban një ligjëratë me temën “ Myslimani ndërmjet Sheriatit dhe Ligjit Laik”. (Qendra Kulturore AKEA, në Prishtinë, ora 17:00) 

Kthehu mbrapa

Shto koment