Ngjarjet e datës 18 Shtator

18.09.2013 (komentet: 0)

- Organizata Ndërkombëtare për Migrim dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, të cilët janë duke implementuar projektin Përfshirja e Diasporës në Zhvillim Ekonomik do të lansojnë Raportet e Fizibilitetit për Modelet e Lehtësimit të Investimeve. ( hotel Sirius, ora 10:00)

 


 


- Komisioni Qendror Zgjedhor nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë. (Objekti i KQZ, ora 9:00)


- Mbledhja e komisionit Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme do të lansojë fushatën kombëtare kundër trafikimit me qenie njerëzore, të titulluar “Hapi sytë”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 11:00)

- Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje! në Pejë mban konferencë për media në lidhje me rezultatet e kërkesave të qytetarëve që kanë qytetarët për projektet komunale. (Zyrët e Lëvizjes, rruga Mbretëresha Teutë, përballë furres Rekord mbi bankën TEB, ora 11:00)
 
- Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje! në Klinë mban konferencë për media në lidhje me rezultatet e kërkesave të qytetarëve që kanë qytetarët për projektet komunale. (Zyrët e Lëvizjes, Rruga e Prishtinës, pn, ora 11:00) 

- Mbledhja e komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi në mes Këshillit Prokurorial të Kosovës - Këshillit Gjyqësor të Kosovës - Policisë së Kosovës - Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. (Ndërtesa e Prokurorit të Shtetit, salla në katin e IV-të, ora 11:00)

- Bëhët përurimi i librit ekskluziv “Organizatat Ekstremiste Serbe në Kosovë”, i autores Fetnete Ramosaj. (Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, ora 12:00)

- Duke u bazuar në marrëveshjen në mes Agjencisë për Menaxhim Emergjent të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjencisë Daneze për Menaxhim Emergjent bëhet pranimi i donacionit nga Danimarka  i pajisjeve për materiet e  rrezikshme. (Kampi i KFOR-it Danez  në Novo Sellë të Maxhunajt, ora 13:30)

- Komisioni Qendror Zgjedhor nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë. (Objekti i KQZ, ora 13:30)

- Kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 14:00)  

- Lëvizja Vetëvendosje organizon hapjen e ekspozitës "Keqqeverisja lokale". (Pranë Drejtorisë për buxhet dhe financa, përballë Hotel Kristalit, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! bën prezantimin e kandidatëve për Kuvendin Komunal në Fushë Kosovë, për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. (Zyrëy e Vetëvendosje! në Fushë Kosovë, ora 17:00)
 

Kthehu mbrapa

Shto koment