Ngjarjet e datës 17 Shtator

17.09.2013 (komentet: 0)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim, do të përurojë rrugën duke ecur përgjatë shtratit të lumit Krivarekë. (Kamenicë, rruga përgjatë lumit Krivarekë, lagja Malësia nga stacioni i gazit Petrol Imeri, ora 14:00)

 

 

- Kryeministri Hashim Thaçi merre pjesë në takimin e dytë të Ekipit Negociator të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, 9:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me GIZ-in, organizojnë Konferencën Ndërkombëtare për Ekonominë e Arsimit në Kosovë – “Ecim tutje – Arsimimi për Zhvillim Ekonomik”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Nenad Rashiq pret në takim përfaqësuesin nga Shoqata e Pensionistëve Shaban Kajtazi. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 9:30)

- Ministri i Financave Besim Beqaj dhe kryesuesi i delegacionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar  Johannes Wiegand do të mbajnë konferencë për media me rastin e përfundimit të vizitës së delegacionit  të FMN-së në Kosovë. (Ndërtesa e  Qeverisë së Kosovës, kati 11, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë dhe të Organizatës Gjermane GIZ mbajn konferencën me temën “Konteksti i zhvillimit të Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë - pikëpamjet e shoqërisë civile”. (Hotel Swiss Diamond,ora 10:00)

- OSBE do të organizojë një konferencë për dialogun ndërfetar ku marrin pjese përfaqësuesit e komuniteteve fetare islame, ortodokse serbe, katolike, protestante dhe hebraike në. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kandidatët për asambleistë, aktivistë, kandidatët për kryetarë te Lëvizjes Vetëvendosje do të jenë në qytetin e Klines dhe në Pejë për të pyetur një nga një qytetarët mbi kërkesat e tyre më prioritare. (Sheshet kryesore të qytetit të Klines dhe të Pejës, ora 10:00)

- Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debatin me temën "Komunat me popullatë shumicë serbe, pas katër viteve të punës". (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! bën prezantimin e kandidatëve për Kuvendin Komunal në Deçan, për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. (Hotel “Swiss” në Deçan, ora 11:00)

- KosovaJob dhe The HeadHunter Group mbajn konferencën e përbashkët qe ka për qëllim bashkimin e forcave - dijenisë në tregun e punësimit dhe ekspertizës në ndërmjetësim. (Hotel Nartel, ora 11:00)

- Ministri i Shëndetësisë, përfaqësues të Grupit punues për hartimin e programit për sëmundje të rralla përfaqësuesit e kompanisë amerikane “Genzyme” mbajn konferencën për media, e cila u kushtohet sëmundjeve të rralla. (Ministria e Shëndetësisë, ora 12:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Besnik Tahiri kandidat i AAK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, takojnë zejtarët e Lagjes së Muhaxherëve, në Prishtinë. (Lagjja e Muhaxherëve, ora 13:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media për çështjen e furnizimit me ujë në Komunën e Prishtinës. (Zyrët qendrore të Lëvizjes, prapa Teatrit Kombëtar, ora 13:30)

- Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Ibrahim Gashi, do të organizojë një pritje për kampionen botërore të xhudos, Majlinda Kelmendi dhe trajnerin e saj, Driton Kuka. (Rektorat të UP-së, ora 14:00)



- Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndahen mirënjohje dhe çertifikata për kampionët botërore të xhudos. (Ambientet e Fakultetit të Shkencave Sportive, ora 14:30)

Kthehu mbrapa

Shto koment