Ngjarjet e datës 17 Prill

17.04.2014 (komentet: 0)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Isa Mustafa, do të vizitojë minierën e “Trepçës”, në Stan Tërg. (Stan Tërg, ora 9:30)



- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.(Kuvendi I Koosvës, ora 10:00)

- Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, takon kryetarin e komunës së Drenasit. (Zyra e Kryetarit, Drenas, ora 10:00)

- Laura Dawson Ullrich, do të mbajë një ligjëratë para studentëve të këtij institucioni, në kuadër të programit "Guest Speaker". (Universitetin "Kadri Zeka" ne Gjilan, ora 10:00)

- Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunim me Zyrën Zvicerane në Kosovë, organizon turneun informativ me autobus. (Qendra e Stan Tergut, ora 10:45)

- Mbahet Ceremonia e ndarjes së medaljes “Ylli i Gjeneralit”, për ministrin e FSK-së, Agim Çeku. (Kazerma e FSK-së “Adem Jashari”, në Prishtinë, ora 10:50)

- Mbahet ceremonia e dhënies së Titullit “Doctor Honoris Causa” Agim Shahini për Ekonomi dhe Diplomaci Ndërkombëtare nga Akademia Universale Botërore e Paqes,i akredituar nga OKB-USA-EU. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Emancipimi Civil Ma Ndryshe, mbanë ceremoninë e shpërblimeve për llogo regjionale e cila është mbajtur me shkolla të regjionit jugor  të Kosovës. (Salla e Kinemasë Doku-Kino, tek Qendra Evropa në Prizren, ora 11:00)

- Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, viziton komunën e Skenderajit. (Zyra e Kryetarit, Skenderaj, ora 11:00)

- Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunim me Zyrën Zvicerane në Kosovë, organizon turneun informativ me autobus. (Sheshi "Ukë Meha" në Mitrovicë, ora 11:30)

- Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri dhe Kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Sfarqa, do të mbajnë konferencë për medie. (Zyrat e LDK-së, kompleksi “Qafa”, ora 12:00)

- Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, takon kryetarin e komunës së  Vushtrrisë. (Zyra e Kryetarit, ora 12:00)

- Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunim me Zyrën Zvicerane në Kosovë, organizon turneun informativ me autobus. (Tek shkolla fillore në Klinë e Epërme, ora 12:25)

- Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunim me Zyrën Zvicerane në Kosovë, organizon turneun informativ me autobus. (Sheshi i qytetit në Skenderaj, ora 13:00)

- Bwhet prezantimi i raportit të Analizave, rreth “Perceptimit të Investitorëve në lidhje me Ambientin e Biznesit në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), prezanton Indeksin Kosovar të Shoqërisë Civile, studim i rregullt i KCSF-së që ka për qëllim të ofrojë të dhëna dhe vlerësojë gjendjen e shoqërisë civile në Kosovë.(Hotel Sirius, ora 14:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina organizon konferencë për shtyp lidhur me 'Final Four' të Ligës Ballkanike. (Salla e konferencës së KB Sigal Prishtina, ora 15:00)

- Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, do të mbajë takim me qytetarët e Gjakovës. (Salla e Pallatit të Kulturës në Gjakovë, ora 19:00) 

Kthehu mbrapa

Shto koment