Ngjarjet e datës 17 Mars

17.03.2014 (komentet: 0)

- Mbahet konferenca e Bankës Evropiane Investive për investime në Kosovë. (Swiss Diamond hotel, ora 8:45)



- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion e Kuvendit të Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Gjykata Themelore e Prishtinës në Podujevë do të jep fjalën përfundimtare ku  Familja Hasani ushtron statusin e palës si viktima të krimit në rastin penal kundër Sabri Feratit. (Dega e Gjykatës Themelore të Prishtinës në Podujevë, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike, mban diskutim me temë: ‘Çfarë ofron Kosova në tërheqjen e Investimeve të Huaja Direkte në krahasim me vendet e rajonit?’. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 10:30) 

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Ministri i MPMS-së, Nenad Rashiq, do të dorëzoj në Komisionin Qendror Zgjedhor aplikacionin për regjistrimin e partisë së re cila mbanë emrin Partia Progresiste Demokratike. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 11:00)

- Ministri i Financave, Besim Beqaj dhe zëvendëspresidenti i Bankës  Evropiane Investive,  Dario Scannapieco, mbajnë konferencë për media. (Hotel Swiss Diamond, ora 12:45)

- Riinvest organizon panelin e diskutimit me znj. Pauline Couteau, Drejtoreshë për Çështje Ndërkombëtare, Universiteti Sciences Po në Francë, e cila do të flasë mbi çështjet e arsimit në Francë dhe Kosovë. (Biblioteka e Kolegjit Riinvest, ora 17:00)

Kthehu mbrapa

Shto koment