Ngjarjet e datës 16 Tetor

16.10.2013 (komentet: 0)

- Mbahet tryeza e rrumbullakët për të shënuar Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C- 301, ora 10:00)

 

 



- Për nder të Ditës Botërore të Ushqimit organizohet ditë e hapur e AUV-së ku do të prezantohen, Kriteret e reja për Operatoret e Biznesit Ushqimor. (Objekti i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, Syri i Vizionit dhe Iniciativa e Femrës Kosovare organizon tryezën “Drejtësia në zgjedhjet e 3 nëntorit”. (Qarshia e Jupave”, Gjakovë, ora 11:00)

- Organizata Jo-Qeveritare Emancipimi Civil Ma Ndryshe organizon debatin lidhur me gjendjen e banorëve të lagjes Arbana në Prizren dhe sfidat e tyre në raport me planifikimin urban. (Restaurant Marashi në Prizren, ora 11:00)

- Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, mbanë konferencë për media lidhur me ardhjen e paralajmëruar të kryeministrit serb në Kosovë Ivica Daçiq. (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, salla S 211, ora 12:00)

- Ministrja Çitaku do të mbajë Konferencë për media lidhur me publikimin e Raportit të Progresit 2013 për Kosovën nga Komisioni Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë. salla P-32

Mbahet ekspozita e Fotografisë dhe Pikturës të autoreve Redona Kuqi dhe Besarta Fetiu me temë, "Shpirti i fjaleve" në shprehje të raporteve dhe dashurisë së njerezve për muziken! (Tek shtëpia e Felbahut në Suharekë, ora 18:00)

- Mbahet Kosova Kamer Fest me artistë nga Turqia. (Kisha Katolike ”Shen Ndou” në Prishtinë, ora 20:00)


Ngjarjet e fushates



- Lidhja Demokratike e Kosovës mban fushatën elektorale në Drenas. (Shtëpia e Kulturës, ora 12:00 - Nisja për gazetarë para Shtabit Zgjedhor të LDK-së,  Rruga “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ora 10:30)

- Kandidati për kryetar të Prishtinës, Agim Çeku do të takohet me përfaqësuesit e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit. (Oda Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)  

-  Aleanca Kosova e Re mban konferencë për media. (Ish zyrat qendrore të AKR-së te "Qafa", ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje aktiviteti elektoral e vazhdon në Malishevë. (Shtëpia e Kulturës, ora ora 12:00) 

- Kandidati i Aleancës Kosova e Re për kryetar të Prishtinës, Korab Sejdiu viziton lagjen “Ulpiana”. (Te tregu, ora 12:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në fushatën elektorale në Vushtrri. (Qendra e qytetit në Vushtrri, ora 13:00) 

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban fushatën elektorale në Skenderaj. (Shtëpia e Kulturës, ora 13:30)

- Partia e Fortë mban vizitën premtuese të kryetarit legjendar, kafeneve të kryeqytetit. (Nisja bëhet nga kafeneja MIQT, përballë tavernës Tirona, ora 14:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdon kampanjën parazgjedhore me manifestimet në Novobërdë. (Shtëpia e Kulturës, ora 14:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban fushatën elektorale në Çabër. (Shkolla fillore “Osman Rama”, ora 14:30)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në fushatën elektorale në Mitrovicë. (Qendra e qytetit, ora 14:30)

- Kryetari i Aleances Kosova e Re, Behgjet Pacolli merr pjesë në hapjen e fushatës në Pozhoran. (Restorant “Jeta”, ora 16:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban fushatën elektorale në Prishtinë ku mban takim me Rininë. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 17:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në fushatën elektorale në Fushë Kosovë. (Stacioni hekurudhor, ora 17:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdon kampanjën parazgjedhore me manifestimet në  Obiliq. (Shtëpia e Kulturës në Milloshevë, ora 17:00)

- Kandidatja për kryetare të Gjakovës, znj. Mimoza Kusari-Lila organizon fushatën më moto “Çaj me Mimozën”. (Në qendër të qytetit të Gjakovës, ora 17:00)

- Kandidati për kryetar të Prishtinës, Agim Çekudo të takohet me artistë dhe punëtorë të kulturës. (Hotel “Sirius”, ora 18:00)

- Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit Shukri Buja, programin e vet do ta shpalos në fshatin Llugaxhi . (Shkolla e Llugaxhisë , ora 18:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubim elektoral në Degën e IV-të të LDK-së. (Shkolla fillore “Dituria” në fshatin Shkabaj, ora 18:30) 

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vazhdon kampanjën parazgjedhore me manifestimet në Prizren. (Lagja Arbana, ora 19:30) 

Kthehu mbrapa

Shto koment