Ngjarjet e datës 16 Shtator
16.09.2013 (komentet: 0)
- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, Kuvendi hap dyert për qytetarë, të cilët do të kenë mundësi ta vizitojnë dhe të takohen me përfaqësuesit e tyre të zgjedhur. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:00)
- Hapja e Punëtorisë Rajonale “Ndërlidhja e prioriteteve të zhvillimit rajonal me planifikim kombëtar”. (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 9:00)
- Mbahet Panairi i Organizatave të Shoqërisë Civile, hapjen e të cilit do ta bëjnë drejtues të Kuvendit, të OSBE-së dhe të shoqërisë civile. (Oborri i Kuvendit ora 9:30)
- Ministria e Integrimit Evropian organizon takimin informues rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në Partneritetin për Qeveri të Hapur. (Swiss Diamond Hotel, ora:10:00)
- Forum 2015 mban konferencën promovuese të studimit “10 vjet Parlamentarizëm në Kosovë”, të gjeturat e të cilit do të diskutohen në dy panele me personalitete të shquara nga spektri politik i Kosovës. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)
- Ministria e Drejtësisë organizon ceremoninë e certifikimit të 21 Përmbaruesve të parë Privat në Republikën e Kosovës, certifikatat e të cilëve do t’i shpërndaj Ministri, Hajredin Kuçi. (Amfiteatri i vogël, katin I, objekti ish-Rilindja, ora 11:00)
- Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota do të inspektoj punimet në seksionet 7, 8 dhe 9 të autostradës “Ibrahim Rugova”. (Ura e ndërtuar në mes të Fushë-Kosovës dhe Prishtinës tek Qendra Industriale, ora 11:00)
- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për esenë në temën “Sa dëgjohet zëri im?”. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)
- UNDP dhe Agjencioni për Ndihmë Juridike Falas Lansojnë Klinikën Mobile. (Kuvendi Komunal Obiliq, ora 11:00)
- Lëvizja Vetëvendosje! bën prezantimin e kandidatëve për Kuvend Komunal në Junik. (Restorant "Oda e Junikut" në Junik, ora 12:00)
- Ceremonia e promovimin te projektit në Zonën e Shalës "Promovimi i shërbimeve të turizmit rural dhe infrastrukturës në zonën e Shalës" Projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian. (Fshati Samadrexhë, ora 13:00)
- Organizohet tryeza “Rrjetet sociale – mundësi e komunikimit më të mirë të klasës politike me qytetarë”, në të cilën do të marrin pjesë deputetë të Kuvendit dhe përfaqësues të shoqërisë civile. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00)
- KDSHF "Genci" shfaq për media dhe për adhuruesit e vet, Premierën Botërore të Filmit "2 Guns" me aktoret Denzel Washington dhe Mark Wahlberg në Formatin Digjital. (Kinema ABC, ora 13:00)
- EULEX-i do t’i dhurojë Policisë së Kosovës automjete dhe pajisje të tjera për ta mbështetur ‘Drejtorinë e sapoformuar Rajonale të Policisë Veri’. (Stacioni i Policisë në veri të Mitrovicës, ora 14:00)
- Lëvizja Vetëvendosje! bën prezantimin e kandidatëve për Kuvend Komunal në Pejë. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje! në Pejë, Rr. Fehmi Agani, Nr. 5, Lagja Kapishnicë, ora 16:30)
- Promovimi i librit "Huti i minervës fluturon në mugz" G.W.F. Hegel", autor Glauk Konjufca. (Amfiteatri i Bibliotekës kombëtare, ora 17:00)