Ngjarjet e datës 16 Prill

16.04.2014 (komentet: 0)

Kryeministri Thaçi merr pjesë në manifestimin për shënimin e përvjetorit 15-të Eksodit 1999. (Ndërtesa e Pallatit të Kulturës në Kukës, ora 9:30 - nisja për gazetar nga hyrja kryesore e ndërtesës së Qeverisë, ora 6:30)

 



-

- Bëhet hapja zyrtare e festimit të 15-vjetorit të Misionit të USAID-it në Kosovë. (Pallati i Kulturës Arsim Vokshi, Gjakovë , ora 9:30)

- Mbahet Konferenca për “Statusin dhe të ardhmen e e-Qeverisjes Lokale në Kosovë”, e cila është e organizuar për Kryetarët e Komunave dhe Drejtorët e Administratës të Komunave, nga OJQ KS-Kosova. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi, me përkrahje të Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur, do të organizojë një tryezë për të diskutuar rreth Llogaridhënies të sistemit gjyqësor dhe prokurorial. (Salla e Konferencave “Orion”, ora 9:55)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Intelgjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00) 

- Mbahet Tryeza e Rumbullakët, “Ligji dhe Drejtësia: Rolet dhe Partneriteti”. (Gjykata Themelore e Gjakovës, ora 10:30)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri mban dëgjim publik, për Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Lëvizja Fol organizon konferencë për media, me ç'rast do të bëjë publike kërkesën drejtuar komunave të Kosovës për rishikimin dhe plotësimin e Rregullores Komunale për Transparencë. (Zyrat e Lëvizjes Fol, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Hapet panairi “Pro Fair” i cili organizohet nga Pro Credit Bank. (Sheshi Zahir Pajaziti, Prishtinë, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e  Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 14:00)

- Rrustem Mustafa do të ligjëroj rreth tranzicionit të vendit, bashkëbisedim me ligjëruesin dhe krejt në fund do të shpërndahen disa libra nga ligjëruesi i cili është vetë autor i librit me titull “Në Evropë apo në Europë". (Fakulteti Filozofik, salla nr. 101)

Kthehu mbrapa

Shto koment